Stavri Nica largohet zyrtarisht nga drejtimi i Teutës. Trajneri 63-vjeçar nuk ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ka vendosur të japë dorëheqjen e cila edhe pse u refuzua fillimisht është pranuar më pas nga presidenti Edmond Hasanbelliu.


Nica nuk ka pranuar të vazhdojë aventurën e tij në krye të Djemve të Detit pasi ka mbetur i pakënaqur nga cilësitë e grupit të futbollistëve që kishte në dispozicion. Ish trajneri i Laçit e drejtoi Teutën në 4 takime mes Kupës dhe kampionatit duke regjistruar 2 barazime dhe 2 humbje.


Disfata me Luftëtarit i dha fund aventurës së tij në krye të Teutës, me skuadrën durrsake që tashmë me shumë gjasa do të drejtohet nga një njohje e vjetër si Gentian Begeja deri në fund të sezonit.


12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)