Paris Saint-Germain ka lajmëruar Thomas Tuchel si trajnerin e ri të klubit. Ish-traneri i Borussia Dortmund do të zëvendësojë Unai Emery në stolin e gjigantëve francezë.


Jam shumë i lumtur që do ti bashkohem një klubi kaq të madh si Paris Saint-Germain, ishin fjalët e para të trajnerit.


Po pres me padurim të punojë me këta lojtarë të mëdhenj, të cilët janë ndër më të mirët e planetit. bashkë me stafin tim, do të bëjmë çmos për të ndihmuar klubin të arrijë nivelet më të larta ndërkombëtare.


Parisi ka një potencial të madh dhe kjo është sfida më e madhe e karrierës sime.


Gjermani kishte që prej fundit të sezonit 2016/17 që ishte i papunë dhe do ti japë fund regjimit dyvjeçar të Emery në Parc des Princes.




15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)