Emiliano Vila nuk është më pjesë e Skënderbeut. Supersport zbuloi lajmin se mesfushori është larguar zyrtarisht nga korçarët për tu rikthyer në kampionatin grek.


Vila ka firmosur me skuadrën e Kerkyras që në këtë sezon militon në kategorinë e dytë greke pas sezonin e kaluar nuk arriti të siguronte mbijetesën. Klubi nga ishulli i Korfuzit ka tentuar të firmosë me Vilën edhe disa sezone më parë por në atë periudhë marrëveshja nuk u mbyll me sukses.


Të enjten, vetëm një ditë para ndeshjes ndaj Partizanit ish lojtari i Skënderbeut i është bashkuar skuadrës greke. Në të kaluarën Emiliano Vila ka qenë pjesë e Superligës greke pasi ka mbajtur veshur fanellën e Pas Gianninas. Vila është lojtari i dytë që largohet nga Skënderbeu në këtë merkato duke u transferuar në Greqi pas Suad Sahitit që ka kaloi te Larissa.


17 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)