Milani ka bërë të ditur në

orët e vona të së shtunës

se ka blerë nga

Barcelona mbrojtësin e

Kombëtares italiane,

Xhanluka Zambrota.

Futbollisti ka kaluar dy

sezone me probleme në

radhët e katalanasve, pa

arritur të shfaqet në

formën e tij më të mirë.

Si rrjedhojë, ai ka pranuar

ofertën e Milanit,

duke firmosur një kontratë

trevjeçare me kuqezinjtë.

Ndonëse nuk

janë bërë të ditura klauzolat

e shitjes së lojtarit,

mendohet se Barcelona

do të përfitojë rreth 8

milionë euro nga transferimi

i tij.