Redinalda Caushaj
Zyrtaret e Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta pranojne akuzat per shperdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Ish-sekretari i Pergjithshem i ketij dikasteri, Spartak Gjini dhe kreu i prokurimeve, Llambi Tarka, do te gjykohen me gjykim te shkurtuar, ndersa akuzohen se ne tre tendere rikonstruksioni perfituan 10 per qind te fondit nga biznesmeni i firmes "Siret", Fiqiri Pali, edhe ky i ndaluar gjate operacionit "Rikonstruksioni". Ka startuar dje ne Gjykaten e Tiranes procesi ndaj dy ish-zyrtareve dhe biznesmenit per abuzimet ne tre tendere.

Perpara togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Martin Deda, te pandehurit Spartak Gjini, Fiqiri Pali dhe Llambi Traka kane kerkuar gjykimin shkurtuar, qe eshte miratuar me pas nga gjykata. Tre te dyshuarit u shprehen se, "duan te gjykohen ne gjendjen qe jane aktet e pergatitura prej prokurorise", duke perfituar keshtu dhe uljen e denimit ne masen e nje te tretave. Me date 21 mars pritet te jepen konkluzionet perfundimtare nga perfaqesuesi i akuzes dhe pretenca. Sipas prokurorise, Spartak Gjini, ish-sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Punes, njekohesisht edhe kryetar i Komisionit te Vleresimit te Ofertave, ne bashkepunim me Llambi Tarken, anetar i komisionit, kane kryer nje sere veprimesh korruptive, per te shpallur fituese firmen e paracaktuar prej tyre, "Siret Euroalbania", me administrator Fiqiri Pali. Behet fjale per tenderin e zhvilluar me daten 14 shtator 2007, ne ministri. Zyrtaret dyshohet se i kane kerkuar administratorit te shoqerise "Derveni" qe te dale nga konkurrimi dhe menyra se si e perjashtuan per "kafen" e shitur tregohen hap pas hapi ne bisedat e zbardhura nga ana e Prokurorise se Tiranes.
Konkurrues ne tenderin e rikonstruksionit te Qendres se Rehabilitimit te Viktimave te Trafikut ne Linze ishin kater firma. Fiqiri Pali, administrator i firmes "Siret Euroalbania", akuzohet se u ka bere te ditur konkurruesve qe te linin garen se fituesi ishte pikerisht ky. "...Une e kam dhene kafen per kete tender dhe ju mos me prishni pune...", mesohet se u ka thene Pali konkurrenteve te tjere. Pas terheqjes se tre prej firmave, ne gare mbeten "Siret Euroalbania" dhe "Derveni". Dy zyrtaret akuzohen se kane nderhyre te firma "Derveni", qe te mos merrte pjese ne tenderin me fond 4 milione leke, pasi duhet te fitonte firma "Siret Euroalbania". "...Nuk duhet te futesh ne tender, sepse i kam dhene kafen Takut dhe e kam mbyllur kete muhabet me te...", mesohet t'i kete thene biznesmeni Pali administratorit te firmes "Derveni", sipas zbardhjes se bisedave te pergjuara.
Zyrtaret u denoncuan nga firma humbese e tenderit
Operacioni i koduar "Rikonstruksioni" eshte zhvilluar fundvitin e kaluar ne Tirane pas denoncimit te nje prej administratoreve te firmave humbese te tre tendereve te fundit te zhvilluar. Policia e Antikrimit Ekonomik pas pergjimeve e fotografimeve te kryera gjate momentit te marrjes se lekeve, ka vene ne pranga zyrtaret Spartak Gjini dhe Llambi Tarka, 51 dhe 50 vjec, e bashke me ta biznesmenin Fiqiri Pali, 39 vjec. Sipas administratorit te firmes "Derveni" sh.p.k, Gjini gjate konkurrimit e ka skualifikuar me argumentin se kishte hedhur zarfin ne menyre fyese, por ne te vertete i kishin thene se ishte perpjekur kot ne konkurrim, sepse tenderi ishte paracaktuar me "kafe". Madje, i kane thene se duhet te terhiqej, pasi do shpallej fitues ne tendere te tjere. Me 1 tetor te vitit 2007, Gjini ka shpallur fituese firmen "Siret Euroalbania". Menjehere pas denoncimit eshte kryer operacioni dhe pritur momenti i marrjes se shumes prej 1 milion lekesh ne nje lokal, sipas policise.

Tenderet:
1- Rikonstruksioni i godines se Qendres se Refugjateve Linze, 4 milione leke
2- Rikonstruksioni i Ministrise se Punes, me vlere 37 milione leke
3- Rikonstruksioni i Qendres se Formimit Profesional Durres, 30 milione leke