Ministri rus i Energjisë, Aleksander Novak është takuar me homologun e tij amerikan Rick Perry dhe Sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin për të diskutuar çështjet e energjisë dhe sanksionet amerikane ndaj Rusisë.


Kemi diskutuar për çështje të energjisë në mesin e gjërave tjera. Kemi bërë disa pyetje për sanksione, ka thënë Novak në një konferencë për media në Uashington, pasi takimit me Mnuchin, i cili vitin e kaluar ka nisur sanksione të ashpra ndaj manjatëve rusë, agjencive të mbrojtjes dhe atyre të inteligjencës në Rusi.


Ne nuk mund tiu shmangemi këtyre pyetjeve të vështira, kështu që natyrisht që i kemi diskutuar edhe ato gjatë takimit, është shprehur Novak.


Në një ligj për sanksionet ruse të miratuar vitin e kaluar nga Kongresi amerikan, Mnuchin është autorizuar për të vendosur sanksione në këtë projekt, i cili është duke u ndërtuar nga gjiganti rus, Gazprom dhe kompani të energjisë së Europës Perëndimore.


Sanksionet amerikane synojnë ndëshkimin e Rusisë për aneksimin e Krimesë nga Ukraina më 2014 si dhe për supozimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në SHBA më 2016. Para takimit, Perry u ka thënë gazetarëve se ai është i hapur për bisedime për të krijuar marrëdhënie me Rusinë.


Unë mendoj se ne kemi mosmarrëveshje me Rusinë, mirëpo besoj se duhet të bisedojmë me palët për të punuar së bashku, është shprehur ai.


27 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)