Në kulmin e krizës politike Shtetet e Bashkuara të Amerikës sjellin në Tiranë zv/ ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer. Palmer do të zhvillojë një tur ballkanik me synimin e rikthimit të stabilitetit politik në Ballkan.


Në orën 16:00 zyrtari i lartë amerikan është pritur nga kryeministri Edi Rama në Kryeministri.


Ende nuk ka detaje nga takimi kokë më kokë i Ramës me Palmer, apo se çfarë është diskutuar, por raportohet se takimi ka zgjatur rreth 100 minuta.


Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale, nuk evidentoi asnjë fjalë për krizën politike në vend, duke theksuar:  Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me me zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer.


Ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta. Po këtë ditë zyrtari amerikan ka rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.


Zv.ndihmës sekretari amerikan Mattheë Palmer, pas takimeve me zyrtarët e lartë pritet të ketë një takim me gazetarë shqiptarë.