Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbërritur në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik me synimin e rikthimit të stabilitetit politik në Ballkan.


Në orën 16:00 zyrtari i lartë amerikan është pritur nga kryeministri Edi Rama në Kryeministri.


Ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta. Po këtë ditë zyrtari amerikan ka rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.


Zv.ndihmës sekretari amerikan Matthew Palmer, pas takimeve me zyrtarët e lartë pritet të ketë një takim me gazetarë shqiptarë.