Partia e re "Fryma e Re Demokratike" është zyrtarizuar sot si forca më e re politike në Shqipëri. Prezantimi i nismës më të re politike është bërë nga kryetari i grupit nismëtar të kësaj partie Gazmend Oketa në selinë e saj.
Në deklaratën e parë zyrtare, Oketa theksoi se “Fryma e re Demokratike” do të jetë një parti e qëndrës së djathtë, mishëruese e idealeve liberale.
"Doja t`a përuronim sot në shtëpinë tonë, na falni për sallën e vogël. Jam këtu të bëj deklaratën e parë zyrtare këtu të grupit nismëtar të partisë Fryma e Re Demokratike (FRD). Siç jemi bërë me vetëdije, është ngritur grupi nismëtar, ky grup ka për qëllim të bëjë përgatitjet e nevojshme me zyrtarizimin e partisë fryma e re demokratike”, theksoi në fillim të fjalës së tij Oketa.
Sipas tij synimi i FRD-së, do të jetë funksionimi i demokracisë në vend ndërsa si prioritet do të jetë rinia. Ai shtoi se partia do të përfaqësojë konkretisht shtresën e mesme të shqiptarëve.
vijon..