Temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë shkaktuar probleme të shumta më ujin dhe energjinë.


Në Vlorë janë çarë të gjitha tubacionet që furnizojnë me ujë Radhimën dhe Orikumin.


Ndërkohë në qytetin e Vlorës punimet e lungomarës kanë dëmtuar shtyllat e energjisë elektrike.


Po ashtu pa energji ka mbetur edhe zona e Ujit të Ftohtë.


Ndërkohë po punohet për rikthimin e ujit dhe energjisë.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter