Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale informacione të tjera që sipas tij i ka nga qytetari dixhital, në lidhje me lëvizjet e ditëve të fundit për pajisjen e përgjimit dhe vendimi i prokurorisë për të hetuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako.

13417431_607885949372316_4830944579320574598_n

Sipas Berishës, Haki Çako i ka dhënë ultimatum kryeministrit Rama që ta rikthejë në detyrë ndryshe do të flasë, ndërsa ky i fundit tani i bën presion ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani që të ndikojë mbi gjyqtarët që të rikthejnë Cakon në detyrë.



STATUSI I PLOTE I BERISHES:

Zhvillimet e fundit te aferes Edvin Gate!

Qytetari dixhital informon:

- Edvin Shullazi pas ultimatumit qe mori nga Çako: "me kthe ne detyre ose do te flas", po ushtron presion dhe terror me tel dhe me ane te sekserit te tij, sekretarit te pergjithshem te mafies shteterore, Agaçi, mbi gjykatesit e Gjykates se Apelit.

Keshtu, nder te tjera ai i ka kerkuar ministrit te drejtesise Manjani te nderhyje ne apel per anullimin e masave te gjykates se shkalles se pare ndaj mercenarit Çako, qe Rama, ky manjak i metodave te sigurimit te shtetit, e keq shfrytezoji dhe e keqperdori ne skandalin me te madh te pergjimeve qe regjistron historia dhe qe mediat po e quajne "Edvin Gate", per te realizuar krimin e shemtuar te pergjimit antikushtetues dhe antiligjor te presidentit te Republikes, te kryetarit te opozites, krereve te institucioneve shteterore, ministrave, deputeteve, te te gjithe spektrit, diplomateve te huaj, gazetareve, analisteve, artisteve, deri dhe qindra qytetareve te thjesht.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te marre menjehere tabulatet e bisedave telefonike te Edvin Kristaq Rames me ministrin Manjani dhe gjykates dhe prokuror apeli, si dhe te ushtroje kontroll ligjor mbi te gjitha telefonatat dhe levizjet dhe takimet e sekserit Agaçi me gjykatesit e gjykates se apelit. Ketu me poshte keni mesazhin e plote te qytetarit dixhital! sb

"Miredita Doktor

Nje burim 100 i sigurte me thote se Edi Rama ka mare Ministrin e drejtesise Ylli Manjanin ne telefon dje dhe i ka kerkuar me insistim te madhe te nderhyje te gjykata e apelit per te prishur me çdo kusht vendimin e pezullimit te Çakos nga detyra dhe te arrestit te shtepise te pakten te njerit prej oficerve ne arrest shtepie me sa di une Xhelilit.Sipas ketij burimi Ministri Manjani i ka thene Rames se si do te nderhyje ne nje proces gjysore, Rama ka raguar duke i thene atije se ti je i qeverise dhe me qeverine dhe jo i Berishes dhe gjykateseve vrases dhe se duhet te nderhyshe patjeter per te prishe vendimin e gjykates te Tiranes. Po ushtrohet presjon i madhe ndaj gjyktesve te apelit,me shume respekt.S .D"