Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlt Çavuol nisi takimet me zyrtarët e lartë të shtetit sot në Tiranë. Pritja e parë u bë në Ministrinë e Jashtme nga homologu, Ditmir Bushati. Pas takimit, të dy ministrat kanë folur në një konferencë për mediat.


Bushati theksoi se bashkëpunimi i Shqipërisë me Turqinë është në nivele të larta në fushën e sigurisë, por edhe në fushën e ekonomisë. Gjithashtu Bushati theksoi faktin se Shqipëria dhe Turqia do të zhvillojnë më tej fushat e bashkëpunimit.


Ministria jonë e jashtme dhe dy ministrat janë në rolin e koordinuesit. Në iu paraprijmë edhe mbledhjes së qeverive mes dy vendeve. Përforcim ekonomik mes dy vendeve tona, duke bashkëpunuar në fushën e turizmin dhe në fushën e bujqësisë.


Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në bashkëpunimin e mbrojtjes. Dua të falënderoj popullin e Turqisë, për ndihmat kryesisht në përmbytje, deklaroi Bushati.


Ndërsa ministri turk theksoi se Turqia do të investojë për të ngritur nivelin e arsimit në Shqipëri. Ai kërkoi edhe mbylljen e institucioneve që i konsideron si anti-turke.


Do të ndërtojmë shkolla të reja në Shqipëri për të ngritur nivelin e arsimit. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria, por dhe nga rajoni.


Presim që të mbyllen institucionet antiturke në Shqipëri. Kjo është pritshmëri e jona. Është një kërcënim tepër serioz për Shqipërinë, ata mund të bëjnë çdo gjë.


Duhet eliminimi i veprimtarisë kundër Turqisë që zhvillohet këtu. Ne gjithmonë kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptarë. Gjithashtu janë dhe persona për të cilët kërkojmë ekstradimin e tyre, tha ministri turk, i cili shtoi se marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Turqi po zhvillohen çdo ditë.


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)