Një zjarr në një hotel në qendër të Pragës ka lënë të vdekur 4 persona dhe shumë të tjerë të lënduar, kanë njoftuar autoritetet çeke.


Zëdhënësja e ambulancës në kryeqytetin çek, Jana Postova, ka thënë se dy persona kanë vdekur si shkak i zjarrit gjatë ditës së djeshme në hotelin Eurostars David Hotel.


Një 21-vjeçar gjerman dhe një 20-vjeçare nga Koreja e Jugut kanë vdekur përpara mbërritjes së zjarrëfikësve. Dy femra të tjera, identiteti i të cilave nuk dihet, kanë ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Të plagosurit janë holandezë, një turk dhe një francez. Policia çeke thekson se zjarri kishte filluar për shkak të një defekti në sistemin e ngrohjes.


Jemi duke trajtuar shtatë persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, është cituar të ketë thënë Posotova, sipas AFP.


Ajo ka shtuar se 40 persona është dashur të largohen nga hoteli, që gjendet afër Teatrit Kombëtar dhe vetëm disa blloqe larg Lumit Vltava në Pragë.


Zyrtarët kanë thënë se korridoret dhe shkallët e hotelit kanë vështirësuar punën.


Dy zjarrfikës janë lënduar në korridoret e errëta. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.


21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)