Në Premier League, përtej duelit të titullit mes Manchester City-t dhe Liverpoolit, ka edhe një garë të ashpër për vendin e katërt, pozicioni i fundit që të jep mundësinë për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm.


Fitorja e Chelsea-t 1-2 në fushën e Fulhamit e ndez edhe më shumë situatën, pas tre ekipet e mëdha. Manchester United, Arsenali dhe blutë e Londrës kanë respektivisht 58, 57 dhe 56 pikë.Gonzalo Higuain dhe Jorginho, dy lojtarë të afruar nga Seria A me këmbënguljen e Sarrit e nderuan teknikun toskan në këtë derbi të Londrës, duke e bërë të pavlefshëm golin e barazimit të përkohshëm të shënuar nga Chambers.


Për Chelsea-n kjo ishte fitorja e dytë radhazi, që kthen disi qetësinë pas disa rezultateve aspak të pëlqyeshme, që kulmuan me humbjen me 11-metërsha ndaj Manchester City-t në finalen e Carabao Cup.


Me 11 javë të mbetura në Premier League, Skuadra e Sarrit i ka të gjithë shanset për të shpëtuar një sezon, që mori të tatëpjetën brenda pak javësh.