Në një lidhje në studion e Open, Baton Haxhiu deklaroi se Gent Caka, personi që nuk është dekretuar si ministër i Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta, nuk ka thënë kurrë që është për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi.


Caka nuk ka thënë që është për korrigjim të kufijve. Argumentat e Presidencës janë diletantizëm. Meta përdori jashtë kontekstit një deklaratë të Cakës. Caka foli për angazhimin e shtuar diplomatik të BE-së që të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura për kufirin në rajon, u shpreh Haxhiu.


Ky është fundi i një Presidenti kushtetues, shtoi Haxhiu.


Por midis Baton Haxhiut dhe gazetarit Nikoll Lesi pati një debat të ashpër, me botuesin  e gazetës Koha Jonë që tha se analisti kosovar si mik i kryeministrit Edi Rama është skenarist i çështjes Cakaj.


Sipas Lesit ky skenar ka ndikuar edhe në mosdekretimin e Cakajt nga Presidenti Meta. Ai gjithashtu theksoi se ka një pakt mes Ramës dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, me shefin e ezkekutivit shqiptar që mbështet ndarjen e Kosovës dhe Gent Cakajn e Baton Haxhiun i ka ushtarë që i përdor në marrëdhënien dypalëshe me Serbinë.


DEBATI HAXHIU-LESI:


Lesi: Ky ka një vit që ka ardhur në Shqipëri. Nuk ka eksperiencë më vjen keq Baton. Ti ke Bushatin shumë mirë, ministër i shkëlqyer. Shumë mirë e ke.


Haxhiu: Të sugjeroj të takosh Gent Cakajn, po përgatitu mirë se nuk ke fjalor të përballesh me të.


Lesi: Po mirë atëherë bëje ministër Kulture. Atë si ministër nuk e do as Kosova. Këshilloje kryeministrin se je këshilltar i tiji. Kam folur rreth 3 orë me Ramën sot. I kam thënë ti ke nevojë me këshilltar të qetë dhe jo servil.


Mos më trego mua për Edi Ramën. Kur e ke njohur ti unë e kam pasur gazetar të Koha Jonë bashkë me Arian Çanin.


 


10 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)