Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët në Open lidhur me precedentin Gent Cakaj, me të riun nga Kosova, që u refuzua të dekretohej si ministër i Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta, por që e mori këtë detyrë nga kryeministri Edi Rama, i cili i delegoi detyrat pasi kreu betimin vetë si Kryediplomat para Kreut të Shtetit.


I pyetur sesi arriti PS të zgjedhë një ministër pa eksperiencë politike dhe diplomatike në krye të institucionit të tretë më të rëndësishëm në Shqipëri, Balla u tha ta lënë djalin rehat.


Lëreni tiu tregojë dhe tiu zhgënjejë pozitivisht. Unë e njoh shumë mirë Gent Cakën. Kam 1 vit e 6 muaj që e njoh. Kam qenë me të dhe me kryeministrin në një sërë vizitash në kancelaritë më të njohura të Europës, tha Balla.


E teksa, gazetari Ilir Babaramo i kujtoi se në fjalimin kur mori detyrën, Caka foli me një sintaks që jo gjuha shqipe, pot asnjë gjuhë nuk e njeh, Balla u kundërpërgjigj duke thënë se e sulmojnë të përzgjehdurin e Ramës vetëm se është nga Kosova.


Ndërkohë gazetari Denis Dyrnjaja e pyeti Ballën nëse ka në gjirin e PS, një figurë më të rëndësishme me bagazh dhe kredenciale e person politik për ta vendosur si ministër i Jashtëm.


Partia Socialiste ka plot asete për të pasur 3 qeveri, jo një. Por ne i kemi besuar Gent Cakës, duke bërë ripërtëritje. Gent Cakaj në këto 6 muaj ka për detyrë të punojë në të gjitha kryeqytet e BE-së që të arrijmë objektivin e qershorit, theksoi Balla.


Gazeta Shqip