Ka dështuar sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.


Edhe këtë herë, shkak është bërë mbrojtja, ndërsa Gjykata ka vendosur të gjobisë avokaten e vendosur për të mbrojtur të pandehurit dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë.


Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 25 mars.


Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i Prokurorisë, ka rezultuar se ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera.


Beqja ka kontaktuar me Shullazin, me qëllimin që ta ndihmojë në lidhje me procedurat mbi pronësinë e hotel Vollgës. Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel Vollga në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.


Ndërkohë, Emiljano Shullazi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për kërcënimin e bërë ndaj rektorit Mynyr Koni dhe dekanit të Ekonomikut, Dhori Kule.


TË DËNUARIT:


-Emiljano Shullazi 14 vjet


-Gilmando Dani 12 vjet burg


-Endri Qyqa 10 vjet burg


-Endri Zela 10 vjet burg për


-Blerim Shullazi 9 vjet burg