Ambasadori amerikan ka tërhequr vëmendjen për diçka shumë serioze dhe ka folur shumë hapur. Në një shtet normal, kur një ambasador flet në të tillë mënyrë, ka një përgjigje nga kryeministri i vendit apo nga organet qeveritare.


Të vetmin reagim që pamë, ishte ulërima e Berishës në parlament ndaj opozitës (nënkupto shqiptare kjo).


Tani, nëse nuk dimë të respektojmë opozitën shqiptare, apo organet e drejtësisë shqiptare, përse na e kanë fajin të huajt?


Tjetra, Shqipëria është shtet që, si çdo shtet i vogël, e ka të domosdoshme marrëdhënien me SHBA-në dhe BE-në. Këtë e di shumë mirë çdo politikan shqiptar, apo çdo njeri që merr vesh sadopak nga politika në Shqipëri. Mos të harrojmë këtë kryeministër që, kur ishte në opozitë, nuk la epitet pa i njollosur Shqipërisë, për të fituar pak pikë me të huajt.


Ndaj, hamendjet dhe hedhja e fajit ndaj të huajve që po ky individ bën tani, është veprim qesharak. Askush nuk është pa faj në situatën ku ndodhet Shqipëria, por faji për këto që po vuajmë tani qëndron tek ky kryeministër, që ka probleme personale dhe tek kjo mazhorancë që është e paaftë të udhëheqë Shqipërinë.


Pika do vënë mbi i siç duhet dhe gishti të vendoset tek plaga e qelbur.


Edhe diçka tjetër: Një ambasador arrin të flasë kaq hapur (nuk është hera e parë) duhet kuptuar që ka qenë mundësia e fundit. Pra, çdo tentativë për këshillë miqësore dhe bisedë dashamirëse, ka dështuar. Për këtë mos të kemi dyshime, pasi është ABC-ja e diplomacisë.