style=positionrelativez-index2>









Violeta Murati


Ndonese eshte nje situate ku liria duket e rremujshme ne Tirane regjisori francez Franct Helmer gjykon vetem nje fakt te rendesishem Ketu shoh qe demokracia eshte ne pushtet. Kete pohim e ben pa krijuar ekuivoke qendrimi prej regjisori te angazhuar por duke iu referuar qellimit pse eshte ne Tirane zgjedhjen e nje pjese te absurdit nga Ionesko Leksioni premiere ne Teatrin Kombetar. Kjo drame ka nje pyetje sfiduese ashtu sikurse eshte posacerisht per publikun. Leksioni i Ioneskos eshte nje shkembim i oreve te gjata ne mes te nje profesori dhe nje nxenesi ku informacioni eshte reduktuar ne derdellisje te pakuptimte dhe shqetesuese. Mesimi eshte i pakuptimte per menyren se si ne ruajme ne kujtese njohurite. Nje raport konkret se nga cfare dini sa kuptohet me te vertete dhe sa shume thithim prej saj Nxenesi nuk merr asgje nga leksioni por eshte publiku i cili eshte duke menduar per te mesuar.


Nje loje pa asnje kontekst dhe asnje kuptim ne sensin konvencional qe per nje panorame te caktuar perben nje pyetje te veshtire. Regjisori francez Franct Helmer i cili e ka prezantuar dje Leksionin para mediave tha se e gjeti kete veper si me te pershtatshme per atmosferen politike shqiptare. Politikes i meshon me shume Helmer duke e quajtur pjesen e formes artistike si metafore te gatshme tashme prej tekstit baze te Ioneskos.


Ky absurd si duket ka detyruar per here te pare skulptorin Genc Mulliqi te jete pjese e stafit duke realizuar skenografine qe ndryshe nga skena e zhveshur qe propozohet per Ionesko ne teatrin kombetar sallen e vogel eshte libra te varur qe krijojne iluzionin e veprave te dikurshme te Enverit dhe ne balle nje tablo qe fare qarte ka simboliken e bunkerit.


Ionesko i lindur ne Rumani qe i ka takuar te rritet ne atmosferen e sistemit komunist ben nje denoncim te tij ndersa jeta ne France i ka dhene gati te drejten francezeve ta quajne edhe si autor perfaqesues te tyre. shte kjo menyre intime e Ioneskos qe paraqet dhe Helmer ne Tirane i cili ka mbushur bagazhin e teatrit absurd te tij per ta shkarkuar me aktoret e Teatrit Kombetar. Helmer ka folur shume pak per punen repertorin e tij ne teatrot jashte vendit ndersa duket se kete e ka pasur prej tre vitesh ne Shqiperi pasi zemergjeresia shqiptare i ka hapur dyert me shfaqje nga klasiket franceze. Kjo ka cuar dhe ne lehtesine per te perzgjedhur aktoret dhe muza qe ai ka pasur nga bashkepunimi i pare tregon se eshte aktorja e re Marsela Lena. Si duket besimi absolut ne nje venie te suksesshme te Ioneskos ne Tirane regjisori e ka pasur tek aktoret Vasian Lami ne rolin e profesorit Marsela Lenes dhe Natasha Seles. Kur fuqia mbreterore e regjisorit te pakten tek ne ka rene Helmer ka folur para mediave per nje bashkepunim te dyanshem ne ngjizjen e rolit te profesorit.


Pervec rolit Lami ka marre dje persiper ti pergjigjet administrativisht edhe per Teatrin Kombetar per shkak te mungeses se drejtorit. Keshtu ai ka thene dje se Leksioni i Ioneskos eshte premiera e fundit per kete sezon artistik ne Teatrin Kombetar qe vjen si bashkepunim me ambasaden franceze dhe Aleancen Franceze. Dhe per te justifikuar numrin e madh te premierave me bashkepunime me institucione diplomatike te huaja Lami tha se kjo ka shpetuar Teatrin duke zbutur ne kete menyre dhimbjen financiare dhe pamundesine per ti paguar keta regjisore qe vijne e punojne ne Shqiperi. Ndersa Helmer duket gati si i shtepise jo vetem per faktin se tre vite qe njeh teatrin shqiptar por prezenca e nje vepre politike kur atmosfera ne vend ka precipituar vjen si lende artistike per regjisorin qe nuk nguron te thote si arsye pse zgjodhi dhe Ionesko. Por kjo lidhet edhe me metaforen totalitare 50 vite diktature qe ka kaluar vendi yne. Duhet kuptuar qe pjesa ka ngjyra humori dhe personazhet e Ioneskos jane marioneta marrin nje fjali te regjisorit si mendim qe njihet per vepren e Ioneskos.






Pse nga pjeset e Ioneskos vendoset Leksionin per skenen shqiptare



Nuk eshte hera e pare qe vij ne Shqiperi eshte e treta. Kam ardhur si aktor dhe si regjisor ne te njejten kohe. Ky vit shenon 101 vjetorin e lindjes se Ioneskos dhe per ti bere nje homazh ketij shkrimtari vendosa te ve pjesen e tij ne Shqiperi. Dhe ju e dini si ndodhin gjerat e artit ne pergjithesi nje sentiment qe ndodh midis nje vendi dhe personave me te cilet ti punon. Ka dy vjet qe punova me nje aktore ne Shqiperi e cila ka mbaruar Akademine e Arteve ishte Marsela Lena. Duke menduar Marselen ndertova pjesen Leksioni te Ioneskos.


Sigurisht ne gjetem nje aktor te shkelqyer te Teatrit Kombetar sic eshte Vasian Lami per te luajtur rolin e profesorit dhe aktoren Natasha Sela.


Gjithashtu zgjedhja e Ioneskos ishte sepse po te shikojme me vemendje e gjithe vepra e tij eshte absurde por duke e pare ne fund te saj ne imtesine e saj veprat e tij jane thellesisht politike. Ne dime qe Ionesko eshte i lindur ne Rumani pas nje moshe relativisht te re 15 vjecare eshte nisur per Paris. Gjithe pjeset e tij jane politike pasi gjithe ecuria e viteve qe ka nisur shkrimet e tij kane qene totalitare. Perpara Luftes se Dyte Boterore sic e dime ishte instaluar fashizmi ne Itali dhe ky eshte rritur ne kete atmosfere dhe konkretisht pjesa Leksioni eshte shkruar dhjete vjet pas Luftes se Dyte Boterore. Kur dime se pas kesaj periudhe eshte perhapur komunizmi sistemi totalitar ne vendet e Lindjes. Prandaj ne teatrin e tij prandaj gjuha e shkruar eshte thellesisht politike.


Dhe nese shikoni eshte ndertuar nje dekor nje tablo e cila ka nje bunker ju e dini shume mire cfare simbolizon ky bunker jane 50 vitet qe ka kaluar vendi juaj ne komunizem.


Por duhet kuptuar qe pjesa ka ngjyra humori dhe personazhet e Ioneskos jane marioneta. Gjithe kjo forme e ardhur si marioneta permes personazheve te profesorit dhe nxeneses ka notat e humorit kalojne nepermjet nje filli shume te holle ngarkese e cila transmeton te gjithe nentekstin e tij politik.






Doni te thoni se ishte nje arsye politike qe zgjodhet kete veper per ne Shqiperi apo do te shohim nje forme regjie si krijimtari origjinale prej jush



Sikurse e thashe ne fillim kisha deshire te ndertoja nje pjese dhe gjerat jane bashkuar te gjitha si zgjedhja e Ioneskos por dhe vete pjesa duke pasur nje baze politike ngjyra politike. Pastaj nga ana ime eshte bere ndertimi artistik mbi kete baze teksti.





Gjate qendrimit ne Tirane ne keto dite kur ka nje atmosfere politike te elektrizuar cfare ju ka rebeluar me shume si regjisor cili eshte vezhgimi juaj



Ate qe verej gjithe keto dite shoh qe demokracia eshte ne pushtet ajo i ka gjerat ne dore. Por nga ana tjeter duke e ditur qe ne po punojme ne nje pjese qe ka nje sfond historik une merrem vetem me kete pjese tjetra pastaj dihet eshte politike.





A ka nje realitet te ri si duhet pare sot Ionesko


Dua tju them qe ne teatrin e Ioneskos ka nje pyetje qe behet cfare ndodh nderkohe qe ne jetojme shte nje pyetje metafizike pyetja perse jetojme ne dhe te gjitha pyetjet qe ekzistojne ne koken tone ose me mire eshte nje teater i endrres ne kete vend.


shte nje fraze qe profesori i ben nxeneses derisa ne sa dini te numeroni ju Ajo i thote profesorit se di te numeroje deri ne pafundesi dhe profesori i tronditur thote se eshte e pamundur se ne nuk mund te numerojme deri ne pafundesi. Duhet te limitohemi.


Duhet kuptuar ne pyetjen qe profesori i ben nxenesit qe mund te numerojme deri ne pafundesi Jo ne duhet patjeter qe te limitohemi. Sepse po te shikosh dhe ne drejtim te religjionit nuk mund te bejme shume pyetje ne te vertete ne nuk mund te shkojme deri ne fund sepse aty dihet se eshte Zoti. Atehere behet pyetja cili eshte Zoti Por ne nuk mund ti zbulojme do te gjitha gjerat. Dhe kete ane e kam pare me shume kujdes.






Meqe teksti baze ideologjia e Ioneskos u shpjegua a mund te na thoni sa hapesire i le krijimtarise regjisoriale kjo veper ku dihet sa i veshtire eshte teatri i absurdit



Duke ditur qe nje regjisor kur merr nje pjese ne dore duhet te njohe vendimin e autorit duhet pasur parasysh teksti i tij sigurisht qe kam pasur parasysh hapesirat dhe momentet per te krijuar mbi te. Por duke u bazuar thellesisht mbi kete tekst dhe sidomos pjesa e Leksionit eshte i bazuar ne kontekstin politik sikurse e thame nuk eshte se e kam pasur. Dihet se kjo eshte nje metafore mbi gjitha format e totalitarizmit. Sikurse e thame dhe pak perpara gjithe permbledhja e pjeseve te tij sidomos ajo e shkruar me 1954 qe i takon pas Luftes se Dyte Boterore. Ne e dime historine e kampeve te perqendrimit cfare kane kaluar popujt e ndryshem nen kete regjim. Ai e dinte shume mire kete sepse u rrit ne kete sistem dhe shkroi perfundimisht Leksionit.





Pse keni zgjedhur sallen e vogel per shfaqjen


Sepse eshte e vogel madje duhet pak me e vogel. Pjesa e Ioneskos qe prej 54-s luhet cdo mbremje dhe pse e dime qe aktori qe luante profesorin dhe sherbyesen tashme kane vdekur por jane te tjere qe luajne cdo mbremje ne nje teater shume te vogel i cili ka 50 vende. Prandaj bera zgjedhjen e salles se vogel eshte e pershtatshme per kete pjese qe kemi vene madje eshte pak me e madhe se cduhet. Te gjithe qe vijne ne Paris pika e pare qe shkojne per te vizituar eshte teatri i Ioneskos.