Dita kur edhe dielli nuk kursehet, 14 Marsi po vjen. Dita e Verës është nga festat më të lashta në historinë tonë dhe ndoshta nga ditët që meriton më shumë të festohet sepse është dita që shënon rilindjen e natyrës, pas dimrit të lodhshëm.
Për ti dhënë qytetit festën që meriton, Telekom Electronic Beats do të organizojë Street Party 2017, në rrugët e zonës së ish-Bllokut: Pjetër Bogdani dhe Brigada VIII, një festë muzikore që do fillojë në 12 të mesditës dhe do zgjasë deri në mesnatë.
Në njërën skenë do ngjiten emrat më të mirë të muzikës hip-hop, reggae, house dhe techno,
të huaj dhe shqiptarë si:
Daniel Bortz
Dj Goce
Dj Chave
Chris V
Mr Cool
Ad Disha
Tatu
Roots Raid
Leo Cik
Erblin Bajko
Positive Cuts
Tru
Sofo
Ndërsa në skenën tjetër, do keni mundësinë të dëgjoni muzikë live nga grupet më të mira shqiptare:
Asgjë Sikur Dielli
Gipsy Groove
Hot Club Tirana
All In
Venera, Lindi dhe Klodi
Peter Pan Complex
Da Lil
Por festa nuk mbyllet me kaq. Ejani dhe do shikoni performanca nga më të bukurat, me zjarre, drita, akrobacira, etj. Festa është për të gjithë!