Botuesit i mediave Mapo i ftuar në Tonight Ilva Tare në Ora News, ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke e konsideruar programin e Republikës së Re si punizëm.


Ai mori si shembull ligjin e arsimit të lartë që Basha ka premtuar se do ta anulojë, por deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se Çili ishte klient i qeverisë dhe se universiteti i tij kishte përfituar doktoratura më shumë se çdo universitet tjetër.  


Pjesë nga biseda: 


Çili: Republika e Re e Bashës nuk ka asnjë përmbajtje. Është e mbushur me paqartësi. Është një term punist. Ka vetëm një republikë; ajo e tregut të lirë. E reja është referencë e majtë. Basha nuk ka ndonjë propozim të madh në këtë mes. Problemi i Lulzim Bashës, plotësisht dakord për zgjedhje të lira, kur vjen tek Presidenti i Republikës, Basha është në kaos. Basha ia është nënshtruar çdo lloj kauze e ndikimesh. Lulzim Basha ka një përgjegjësi të rëndë historike dhe ka një detyrë për të ardhmen që ka çoroditur nga lloj lloj ndikimesh programin e Partisë Demokratike. Po bie troç. Thotë se do të anulojë ligjin e arsimit të lartë. Shumë mirë do të bëjë po ta anulojë.


Tare: Je në konflikt interesi…


Çili: Skam konflikt interesi, kam interesa.


Boçi: Ti je klient i qeverisë. Nuk mund ta parashtron këtë..


Çili: Klient i qeverisë është një term bosh. Është një banalitet. Interesant janë të biznesit.


Boçi: Merr studentë…merr doktoratura. Ke marrë doktoratura më shumë se çdo universitet tjetër.


Çili: Gënjeshtër…Do mbështes universitete publike thotë…pse universitetet private të kujt janë? Ky është punizëm. Programi i Lulzim Bashës për Republikën e re është i ndikuar nga një dozë e madhe punizmi. Lulzim Basha ka prishur kolonën ideologjike të Partisë Demokratike. Ligji i ri i arsimit të lartë, është një ligj i majtë i rrugës së tretë.


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter