TIRANË- Një aksion të suksesshëm nga ana e policisë e ka cilësuar deputetja Ermonela Felaj çështjen e rrëzimit të avionit në Divjakë. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ajo u shpreh se situata është nën monitorim. Sipas Felaj nuk ka prova për përfshirje të FA në trafik droge dhe theksi duhet të vihet mbi rrjedhjen e sekretit hetimor.
 
“Sa s’është vonë të vihet theksi në këtë rrjedhje të sekretit hetimor dhe informacionit. Në rastin konkret kanë dalë në media pohimet e të arrestuarit. Nëse ju referohemi fotografive. Që në momentin e parë mu duke e tepruar nga ana juaj që ti paraqisnit me atë lloj komenti. Trafikantët nuk do i bënin lëvizjet aq ngadalë. Në dy valixhe do transportoheshin 460 kg drogë. Nuk sekuestrohet çdo gjë. Nuk mund të abuzohet me një hetim të caktuar,”- u shpreh Felaj.

Ajo nuk mohoi që në rastin e avionit në Divjakë bëhet fjalë për trafik droge. “Ajo është evidente. Faktet që janë bërë prezent në publik të bëjnë të mendosh që avioni dhe automjeti ku po bëhej transporti i drogës ishin të lidhur.” 

(a.n/BalkanWeb)