Trajneri i Kombëtares Argjentinase, Gerardo Martino duket se me deklaratën e tij të fundit e ka zhbërë disi mitin e La Masias, akademisë së famshme të Barcelonës ku stërvitet e krijohet brezi i ri i futbollistëve blaugrana. Ai beson se e ardhmja e katalanasve varet pikërisht nga zëvendësimi i duhur i brezit të artë, konrektisht treshes së mesfushës.




Pjesa më e madhe e lavdisë që Barcelona ka përjetuar gjatë dekadës së fundit është krijuar pikërisht nga lojtarët brilant, që kanë qenë produkt i kësaj akademie, të tillë si Xavi, Andres Iniesta dhe Sergio Busquets. Por për 53 vjecarin Martino, ish trajner i Barcelonës, ka qënë aftësia individuale e këtyre e lojtarëve celësi i suksesit të jashtëzakonshëm të kësaj skuadre, prandaj ai mendon se në radhët e brezit të ri të La Masias nuk ka ende zëvendesues të denjë të tyre:

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


“Kur flasim për La Masian mos ndoshta i referohemi pikërisht Xavit, Iniestas dhe Busquets?” Ata të tre janë pjesë e këtij institucioni. Pyetja që duhet shtruar është se cfarë do të ndodhë me Barcelonën kur ata të mos jenë më shokët e skuadrës së Lionel Messit. Nuk po flasim për të fituar disa ndeshje sepse në fakt Barcelona vitin e shkuar fitoi gjithcka duke luajtur në një mënyrë krejtësisht të ndryshme.”




Me Xavin që është transferuar në Katar, Iniestën që tashmë është 31 vjec dhe Busquets që është përfolur për një bashkim me Guardiolën në Premier League, Martino insiston se lojtarët që duhet t’i zëvendesojnë duhet të jënë domosdoshmërisht në lartësinë e tyre dhe atë të Lionel Messit, qofshin apo jo ata produkt i La Masias.