Fitorja përballë Portugalisë e ka bërë Gianni De Biasin në Itali, por jo vetëm një nga personazhet më të kërkuara për të mësuar për ‘recetën’ fituese. Tekniku ka qenë pjesë e disa ekipeve në Itali, por edhe në Spanjë, por kulmin e karrierës së tij po e përjeton në Shqipëri, ku ka mundësitë reale që të dërgojë për herë të parë kuqezinjtë në një kampionat Evropian.

E gjithë kjo ka bërë që e përditshmja më e madhe e sportive në Itali, “Gazzetta dello Sport”, t’i kushtojë një reportazh eksperiencës së Gianni de Biasit në krye të kuqezinjve duke udhëtuar në Tiranë, teksa ai që tërheq më shumë vëmendjen është slogani “Unë Besoj”. Reportazhi nis me humbjen e shansit për të afruar Adnan Januzjan që të vidhet kuqezi, teksa De Biasi nuk lodhet të tregojë edhe njëherë përpjekjet që bëri për ta bindur.

“E gjeta numrin e celularit të babait të Adnanit dhe e kam mbytur me mesazhe në tri gjuhë: Shqip, Anglisht dhe Frëngjisht. Duhet t’i kem dërguar nja 100 SMS. Nuk më është përgjigjur kurrë, madje as për të më thënë, Faleminderit, nuk na intereson. E kuptoj pse zgjodhi Belgjikën, por pak mirësjellje….” shprehet ai.

Por tekniku nuk dorëzohet për të kërkuar talentet shqiptare në të gjithë Evropën, kur thotë se “Ata që janë larguar nga Shqipëria në vitet 90 dhe janë shpërndarë në të gjithë Evropën dhe kanë lindur fëmijë. Unë i kam kërkuar kudo, madje kam mësuar edhe tipologjinë e mbiemrave me origjinë shqiptare. Thuajse kam trokitur shtëpi më shtëpi”.

Në fund reportazhi mbyllet me sfidën me mjaft tension me Serbinë që pritet të zhvillohet më 14 Tetor. Sipas teknikut vendet e Ballkanit janë shumë të ndërlikuar, aq sa Shqipëria dhe Maqedonia përplasen për prejardhjen e Nënë Terezës. Nëse babai i luftërave është shpesh gjerman, nëna është gjithmonë ballkanike citohet një shprehje e vjetër.



d.b/shqiptarja.com


Ndiqni Shqiptarja.com në
Facebook dhe në
Twitter