SERBI-Gazeta serbe “Kurir” në numrin e sotëm ka publikuar disa detaje lidhur me darkën mes kryeministrit Rama homologut serb Vuçiç dhe zv/kryeministrit Ivica Daçiç. Ajo thekson se shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç në këtë darkë ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar këngën napolitane “O sole mio“.
Kjo sipas “Kurir”, ka ç’tensionuar situatën mes dy delegacioneve. Ishte kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ai që ka ftuar në një darkë të paplanifikuar delegacionin shqiptar, vetëm disa orë pas konferencës për shtyp të dy kryeministrave.
(a.n/BalkanWeb)