Një prej anijeve më të njohura në botë, siç është anija  “Queen Elizabeth” do të vizitojë për herë të parë bregdetin shqiptar.

Pas disa muajsh bisedimesh nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit me kompanisë britanike Cunard, anija pritet të ankorohet në Portin e Sarandës dhe pasagjerët në të do të kenë mundësi të vizitojnë rrënojat Antike të Butrintit por gjithshtu edhe qytetin e Sarandës.



Anija super luksoze “Queen Elizabeth” është ndërtuar vetëm disa vite më parë dhe ka zëvendësuar anijen tjetër mjaft të njohur “Queen Elizabeth 1″.

E përuruar nga Mbretëresha Elizabeth 4 vite më pare, kruazieri transoqeanik  “Queen Elizabeth” mund të mbajë deri në 2000 pasagjerë.



Anija “Queen Elizabeth” do të qëndrojë vetëm një ditë në Portin e Sarandës dhe do të largohet në mbrëmje. Redaksia Online (xh.k/shqiptarja.com)


Ndiqni Shqiptarja.com në
Facebook dhe në
Twitter