TIRANE-Opera e njohur “Rigoletto” rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në datat 20, 21, 23 dhe 24 mars, ora 19:00, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shfaq operën “Rigoletto” me muzikë të Verdit. Dirigjent është Vittorio Parisi, regjisor Nicola Zirzi dhe skenograf Alfredo Troisi. Interpretojnë solistët e Teatrit të Operës. Opera “Rigoletto” e Xhuzepe Verdit, me libret të Francesco Maria Piave ka njohur tre variante skenike në Shqipëri. Për herë të parë është shfaqur në vitin 1965, me regji të Luigj Gurakuqit, dirigjent Mustafa Krantja. Xhilda dhe Rigoletoja i parë kanë qenë bashkëshortët Nina dhe Avni Mula. është rivënë në vitin 1994 dhe në 2005, me regji të Nikolin Gurakuqit. Në vitin 1994, Xhilda u interpretua nga sopranoja Marjana Leka, kurse Rigoletto nga tenori Adrian Xhema, Agim Duro dhe Ymer Kacaj. Opera e shfaqi sërish “Rigoletton” në vitin 2005, në pesëdhjetë vjetorin e premierës, me regji të Nikolin Gurakuqit. Xhilda u interpretua sërish nga Marjana Leka, dhe Etleva Golemi, Rigoleto nga baritoni italian Pietro Terranova dhe ai shqiptar Ylber Gjini. Gjatë javës që vjen ajo rishfaqet në opera në variantin e fundit, duke sjellë kështu para publikut, emocionet që Xhilda e Rigoleto të Verdit dinë të përcjellin për artdashësin.

(d.b/BalkanWeb)