Familja Jashari s'ka qenë. nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike.


Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, ka përjashtuar çdo mundësi për t'u inkuadruar në ndonjë parti politike.


Ai ka thënë se familja Jashari nuk i takon asnjë partie dhe se nuk pretendon asnjë pozitë politike.


"Familja Jashati as s'ka qenë. as nuk është dhe as nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike. Familja Jashari nuk ka rënë për politikë, por për atdhe. Ne përfaqësojmë një institucion i cili tashmë është shndrruar në një institucion moral. Kjo është detyra jonë”, ka thënë Jashari për Epokën e re./Indeksonline/