LONDER- Kënga e Led Zeppelin, “Stairway to Heaven”, është votuar si kënga rock më e mirë e të gjitha kohërave nga britanikët. Dëgjuesit e radios Absolute Classic Rock kanë renditur hitin e Led Zeppelin si këngën më të mirë .
Hiti klasik i Led Zeppelin, që daton nga albumi i vitit 1971 “IV”, ka dalë i pari gjatë një sondazh të radios, duke mposhtur kështu grupet Who, Queen dhe The Beatles, këngët e të cilëve po ashtu janë përfshirë në top 10.
Led Zeppelin, të udhëhequr nga këngëtari Robert Plant dhe nga kitaristi Jimmy Page, kanë pasur tre këngë të përfshira në top 10, me “Whole Lotta Love” e renditur e katërta dhe këngën tjetër “Rock 'n' 'Roll” që u gjend e shtata.
Top 10 i këngëve më të mira rok të të gjitha kohërave votuar nga dëgjuesit e radios Absolute Classic Rock:
1. Led Zeppelin - Stairway To Heaven
2. The Who - Won't Get Fooled Again
3. Queen - Bohemian Rhapsody
4. Led Zeppelin - ëhole Lotta love
5. Deep Purple - Smoke On The Water
6. The Who - Baba O' Reilly
7. Led Zeppelin - Rock n ' Roll
8. Free - All Right Now
9. The Beatles - Revolution
10. The Rolling Stones - Gimme Shelter
(e.n/tg/BalkanWeb)