ELBASAN- Ndërsa përshëndeti hyrjen në fuqi të Taktatit të Lisbonës, Kryeministri Berisha akuzoi kreun e opozitës se po kërkon të pengojë liberalizimin e vizave për shqiptarët.
Duke shpërfillur ultimatumin e PS për hapjen e kutive të votimit dhe thirrjet për përshkallëzim të protestave, Berisha theksoi se asgjë e askush nuk do të mund të pengojë rrugën integruese të vendit.

“Rama dhe misionarët e tij të tërbuar nuk do të mund të pengojnë liberalizimin e vizave”

Kryeministri tha se Traktati i Lisbonës i hap rrugën zgjerimit të Bashkimit Europian duke ndezur kështu një dritë për Shqipërinë. 
Berisha përsëriti sërish se do të shkulë dhëmballët e aleancës punisto-mafioze dhe do të dërgojë në burg 'Aldo Baret' e mafies së tokave.
"Mafia e tokës është me e rrezikshmja në Shqipëri dhe do të përfundojnë në burg edhe “Aldo Baret” e tokave” theksoi Berisha.

Gjatë një konferencë nga qyteti i Elbasanit Berisha akuzoi sërisht deputetin Gramoz Ruci duke e cilësuar si kryemafiozin që tërhoqi PS-në nga zgjedhjet e vitit 1996.
(e.n/BalkanWeb)