Nëse KQZ do të pranonte kërkesën e PS dhe LSI për shtyrje të regjistrimit të koalicioneve ky institucion do të jetë në shkelje të rëndë me ligjin. Kështu u shpreh konstitucionalisti Çlirim Gjata në studion e lajmeve të Ora News, i cili theksoi se ky do të ishte një veprim kamikaze politik.


Gjata: Si kërkesë është e paligjshme në materie e në formë se kushdo mund të bëjë një kërkesë dhe ti drejtohet KQZ apo gjykatës. Por në themel është e paligjshme, pastaj ajo çfarë pritet nga KQZ është që nuk duhet të përzihet në këtë lojë politike. E kam thënë dhe vazhdoj ta them duhet të ketë kujdes në këtë situatë që kishte 10 vjet pa ndodhur që në 2007. E kam kaluar këtë situatë dhe gjëja më e mirë është që KQZ mos përzihet në këtë lojë politiko mediatike, por sidomos politike.


Gjata: Është në shkelje të rëndë të ligjit KQZ. Nuk është se kam frikë apo ndonjë interes për KQZ, thjesht e njoh atë punë, e di atë institucion, por le të iki, të mos e pranojë. Ka një problem KQZ, e di unë presionet që ndodhin, por ama nuk ka pse të tja lejojë vetes të kalojë në nivel kamikaze politik. Po përdor një shprehje që nuk e kam përdorur ndonjëherë. Mua vetë më kanë akuzuar si të tillë, skanë lënë gjë pa më sharë dhe thënë, duhet shumëzuar me zero, po hyrë atje harroji ato.


Gazetarja: Ky do të ishte një veprim kamikaze kundër ligjit?


Gjata: Unë mendoj do ishte kamikazllëk po e zbus pak. Nuk duhet KQZ tia lejojë vetes këtë. Nëse nesër ajo e rrëzon këtë kërkesë do të dilte shumë më krenare, kredibël para opinionit dhe jo partivë, do dilte më e besueshme. Ndoshta do ti jepet një armë më shumë mazhorancës dhe ti thoshte ja ku e keni KQZ.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter