Bayern Munchen nis revolucionin në organikë. Klubi i famshëm gjerman ka bërë një supergoditje duke siguruar shërbimet e mbrojtësit të Atletico Madrid, Lucas Hernandes.


23-vjeçari kampion bote me Francën do të luajë nga sezoni i ardhshëm me fanellën e Bayern. Gjermanet kanë paguar klauzolen 80 milionë euro drejt klubit madrilen për shërbimet e mbrojtësit të majtë.


Ai bëhet i dyti mbrojtës i kombëtares franceze që firmos për Bayern në pak kohë. Më herët Pavard ishte blerë për 35 milion euro nga Shtuttgart.