Juventusi tashmë është duke menduar për të ardhmen dhe ka vendosur në fokus Joao Felix, qendërsulmuesin e Benfica. Ky i fundit ka ngjallur interesin edhe të klubeve të tjera europiane, si Atletico Madrid, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United.


Bardhezinjtë, megjithatë, siç raportohet nga AS, janë në pole position për lojtarin në fjalë, sepse janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë eurot e klauzolës së ndërprerjes së kontratës në fuqi. Drejtori sportiv i Juves, Fabio Pararici, ka folur tashmë me Luis Felipe Vieira, presidentin e klubit portugez.


E ka bërë këtë përmes Jorge Mendes, prokuratorit të Felix, në një takim që u mbajt në Torino javën e kaluar. Vëzhguesit e Zonjës së Vjetër e kanë ndjekur sulmuesin e ri prej disa kohësh, sikurse bënë të shtunën e kaluar, me rastin e ndeshjes së kampionatit portugez, Porto-Benfica.


Felix ka shënuar edhe një gol në fitoren e Benfica në Champions, kundër Romës. Juventusi duket gati të investojë r 19-vjeçarin, i cili ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asiste këtë sezon. Përveç kësaj, Zonja e Vjetër duket e interesuar edhe për Ruben Dias, mbrojtësin 21-vjeçar të Benfica, i cili vlerësohet rreth 60 milionë euro.