Reshjet e shiut që shoqëruan pothuajse gjithë këtë të enjte ia kanë lënë vendin në orët e vona të pasdites breshërit.
Një stuhi breshëri zbardhi rrugët e kryeqytetit, që në pamje të parë ngjante me dëborën por ndryshonte nga madhësia. Për rreth 10 minuta rrugët janë zbardhur pas reshjeve mjaft të dendura.