Xhek Preçetaj


Një javë para Krishtlindjeve ekipi i Juventusit i dhuron të gjithë tifozëve të tij 2 video urimi për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Në njërën nga videot u panë të gjithë lojtarët juventinë tek uronin tifozët. Lojtarët kishin të vendosur në kokë kapuçin festiv tipik ngjyrë të kuqe të Krishtlindjeve. Lojtarët përveçse uruan tifozët, edhe kënduan këngën tipike të Krishtlindjeve. Ndërkohë videoja tjetër ishte ende edhe më e bukur, ku lojtarët ishin në formatin e animuar.


Në fushën e lojës paraqitet edhe trajneri i ekipit bardh e zi Antonio Konte, i cili ishte transformuar në babagjyshin e Vitit të Ri dhe shpërndante dhurata për lojtarët e ekipit. Këto video përcillnin më së miri përveç atmosferën festive tek tifozët edhe entuziazmin e momentit të mirë që Juventusi po kalon.


Një entuziazëm që kishte 5 vite që nuk e provonte, pas skandalit të kalçopolit. Juventusi ka 15 sfida në kampionat që nuk pëson humbje dhe është e vetme në të gjithë Evropën. Tashmë ekipi bardh e zi ka vetëm një sfidë të fundit për këtë vit, para se të marrë edhe minititullin e parë për këtë sezon atë të Kampiones së Dimrit. Në krahun tjetër trajneri i Palermos në konferencën për shtyp përpara sfidës me Katanian doli përpara gazetarëve duke ngrënë panetone (ëmbëlsira tradicionale e Krishtlindjeve).