Kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme të PD-së Kreshnik Çollaku thotë se Departamenti i Shtetit do të bënte një deklaratë të fortë nëse kryeministri Rama nuk do të pranonte marrëveshjen me Partinë Demokratike. Sipas tij, marrëveshja është propozim i tyre.


Pjesë nga biseda:


Hila: Mendoni që ka qenë një presion i ndërkombëtarëve, ndonjë telefonatë inekstremis për marrëveshjen


Çollaku: Presioni ka qenë i hapur, publik, sidomos ai i ushtruar nga SHBA. Drafti i dorëzuar dhe mënyra strikte e kërkesës për ta respektuar draftin është qartësisht një aktivizim i fortë i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe patjetër që ka përcaktuar detyrimin e palëve për të mbërritur në marrëveshje.


Përcaktoi dhe piruetat e fundit të kryeministrit pasi dje në drekë në Elbasan nuk pyeste dhe më vonë në darkë ndryshoi sepse erdhi njoftimi që do kishte një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit mbasi të thuhej JO-ja zyrtare


Hila: Erdhi ajo deklaratë?


Çollaku: Nuk erdhi sepse marrëveshja u mbërrit. Kryeministri pranoi ta firmosë. Në rast se nuk do të ndodhte, deklarata do të ishte shumë e fortë.



 /Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter