Emisioni "Ora e Debatit" nga gazetari Alfred Peza vijon ciklin për zgjedhjet e 28 qershorit. Në emisionin e sotëm në orën 21:00 të mbrëmjes në temën "drejtësia dhe zgjedhjet e 28 qershorit" të ftuarit në panel të cilët janë juristët dhe ekspertët më të njohur në këtë fushë do të diskutojnë, se pse partitë nuk kanë platforma për drejtësinë, për reformën në drejtësi dhe vullnetin politik, për drejtësinë dhe raportin me pushtetet e tjera në vend, se ku çalon dhe si shërohet drejtësia jonë, për reformat në drejtësi dhe integrimi në BE. Të ftuar në emisionin "Ora e Debatit" do të jenë: Drejtori i Institutit për studime publike dhe ligjore Gent Ibrahimi, Drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës Marjana Semini, Sekretati i Përgjithshëm i Shoqatës së Prokurorëve Shkëlqim Hajdari, Kryetarja e Shoqatës së Noterëve Mimoza Sadushi, Përfaqësuesi i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve Klodian Rado dhe Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Virgjil Karaja. Emisionin "Ora e Debatit" teleshikuesit mund ta ndjekin drejtpërsësdrejti në televizionin "Ora News" në orën 21:00 të mbrëmjes ku dhe mund të dërgojnë sms me pyetje për të ftuarit në panel.