Kryeministri Edi Rama thumboi sot nga Kavaja, kryebashkiakun e këtij qyteti Isa Sakja duke e cilësuar një pallatexhi, pasi sipas tij nuk ndërton në shërbim të qytetarëve por pallate në rërë, referuar këtu bregdetit.


Shefi i qeverisë e sulmoi Sakjan nga shkolla profesionale, ku investimi është i pushtetit qendror dhe janë rikonstruktuar konviktet.


Ndërkohë, Sakja nga PD i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit nëpërmjet një postimi në Facebook, duke i thënë se është i frikësuar ashtu si banda e rilindasve në Kavajë.


Sipas tij, nën drejtimin e demokratëve, në Bashkisë e Kavajës është shembur monopoli i ndërtimit, drejtuar nga Rilindja.


POSTIMI I PLOTË:


Sot, Kryeministri Rama perdori nje vizite inkonjito ne Golem, duke hedhur fjale ne tym, sic e ka ne stilin e tij te konsumuar retorik, per te nxitur nje sulm politik ndaj meje.


Zoti Rama,


Qe ndërtimi është një valvule shkarkuese për punësim, këtë duhet ta dish!


Nen drejtimin e demokrateve, ne Bashkinë e Kavajës është shembur monopoli i ndërtimit 6-vjeçar te klanit rilindas; kjo është e vërteta.


Kjo e ka shqetësuar klikën e rilindësve ne qytet, e cila uzurpoi edhe rërën, edhe zhavorrin, edhe mistritë e muratoreve punëtore ne Kavaje per tia dhënë te gjitha vetëm një firme.


Kjo nuk ndodh me!


Cdo propagande me prapavije te theksuar politike, retorike boshe, pa asnje argument nuk mund ta zhbeje kete te vertete.


Nga shkolla e mesme e Golemit, ne shoqeri te Kryetarit te Bashkise se Durresit, (shpresoj qe zoti KM te mos e keni marre vesh vetem sot qe Golemi eshte pjese e Bashkise Kavaje), pa asnje kavajas me vete, deklarove se do te ndryshosh njje sistem te tere administrimi, sepse Bashkia Kavaje, qe e drejtojme prej vetem 2 vjetesh, nuk paska ndertuar nje konvikt qe kerkon nje investim miliona euro.


Mbasi ndritet Durresin sot z. Rama dhe z. Dako ju leshuat Kavajes.


Ne fakt, nuk ka ironi me te madhe se permendja e fjales prokurori dhe pallate ne rere ne prani te Vangjush Dakos.


Sot, bashkia e Kavajës zoti Rama, mbasi mbaroi riparimet e dëmeve që bëri rilindja juaj në Kavajë dhe Golem po ben tamam ato që ju nuk i bete dot.


Ajo qe sot ne po bejme eshte nje park 88 000 metra katrore e një kopesht femijesh ne mes, aty ku njerezit e tu e kishin shndrruar ne nje depozite plehrash.


Po bejme lulishte dhe parqe ne zonat administrative, ku ju nuk shkelet kurre!


Zoti Rama duhet ta dish, se ne kushtet kur nuk investon asnje qindarke ne nje bashki vetem per arsye politike, nuk mund te pretendohen investime disa miliona euro ne nje konvikt.


Eshte nonsens!


Gjithsesi, te falenderoj se sot zbuluat platformen e sulmit kunder meje, ate te 45-es: kundershtar politik= ne litar!


E di, kete sulm e ben se ke frike nga protestat!


Ke frike nga Kavaja, djemte e vajzat, burrat e grate e saj qe jane ne balle te protestave per rrezimin tend.


Po te kishe me vete djem socialiste nga Kavaja, do te thoshin se une nuk jam frikacak


Perkundrazi!


Aty, poshte zyres tende, perballe parlamentit do te na kesh, derisa te kuptosh se ora jote mbaroi.


Sa per prokurorine, ti dhe kushdo tjeter e ka deren e Bashkise Kavaje te hapur!