Zgjedhjet serbe edhe në Kosovë

Sot në Serbi po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në të cilat konkurrojnë presidenti i deritashëm Boris Tadiç dhe kryetari i Partisë Përparimtare serbe Tomislav Nikoliç. Këto zgjedhje po mbahen edhe në Kosovë nën përkujdesjen e misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, një proces ky që u mundësua nëpërmjet një marrëveshjeje politike.
2014-07-23T19:04:09.000Z