Gjatë të gjithë periudhës së festave deri më 31 janar 2010, të gjithë abonentët AMC, me parapagesë dhe me kontratë, mund të blejnë çdo ditë 100 SMS me vetëm 50 lekë dhe të urojnë miqtë e tyre. Për të gjithë ata që preferojnë të urojnë e të komunikojnë këtë fundvit nëpërmjet mesazheve, AMC u krijon mundësinë të dërgojnë më shumë SMS.


Paketa më e re e AMC është jo vetëm e leverdishme, por edhe shumë e thjeshtë. Abonentët mund të hyjnë në menynë “AMC Easy” (#100#), të zgjedhin kategorinë “Ofertat e mia” dhe aty përfitojnë ofertën. Nga ai çast mund t’u dërgojnë SMS të afërmve dhe të dashurve. Nëse blihen sot 100 SMS, janë të vlefshme deri në fund të ditës së nesërme dhe mund t’i dërgoni tek të gjithë numrat AMC. Urimet e festave shprehen më së miri me mesazhe, ndaj urojini të njohurit tuaj sa të dëshironi, sepse AMC ju jep çdo ditë paketa tërheqëse me SMS. Kjo ofertë është e vlefshme për të gjithë abonentët AMC, të cilët gëzojnë tashmë gamën më të gjerë te shërbimeve në treg dhe mbulimin më të mirë, dhe gjithashtu marrin një asistencë profesionale në të gjithë AMC Shop, rrjetin më të madh në vend.