Zakonisht të gjithë stadiumet ndërtohen në afërsi ose brenda në zonat e banuara. Në fotot e mëposhtëme do të zbuloni se disa prej tyre janë të ndërtuar në vendet më të çuditshme dhe më të pazakonta! Ja 12 prej tyre


1.  Coeur d’Alene Golf Resort, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 




 1.Coeur d’Alene Resort është një vendpushim luksoz në Coeur d’Alene, në Idaho. E vendosur në bregun verior të liqenit Coeur d’Alene, ka një marinë, salla konference, qendër estetike, si dhe një fushë golfi të shquar ( I vetmi ishull i gjelbëruar i lëvizshëm në botë).


2. Eidi Stadium, Ishujt Faroe




2. Stadiumi Eidi është i vendosur vetëm pak hapa larg nga Oqeani Atlantik dhe është shtëpia për shumë ekipe futbolli të ishujve Faroe. Stadiumi është i ndërtuar në Eidi – një fshat në veriperëndim të Eysturoyt. Emri i qytetit do të thotë “Isthmus” në gjuhën e Ishujve Faroe dhe ka një popullsi prej 669 banorë.


3. Fusha e tenisit në Burj Al Arab, Emiratet e Bashkuara Arabe





3. Fusha e tenisit në Burj Al Arab, më e lartë në botë, ndodhet në hotelin e katërt më lartë që është ndërtuar ndonjëherë, në Burj al-Arab në Dubai. Fusha e tenisit është në formë rrethore dhe kur nuk përdoret për gara tenisi përdoret si një fushë helikopterësh. Lartësia e kësaj fushe nuk dihet me saktësi, por lartësia e hotelit është 321 metra dhe Fusha ndodhet shumë pranë taracës.


4. Float Marina Bay,  Singapor




4. Float Marina Bay, në Singapor, është e mbrekullueshme po ta shikosh edhe vetëm në fotografi. Ky është stadiumi i vetëm në botë që lundron gjithandej. Me një gjatësi prej 120 metrash dhe gjerësi prej 83 metrash, është stadiumi më i madh lundrues në botë. Stadiumi ndodhet në plazhin Marina Reservoir dhe mund të strehojë 30.000 njerëz.


5. Ski Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe




5. Ski Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe është një vendpushim skish në mes të shkretëtirës? Po, edhe pse mund të duket e pamundur. Ski Dubai është një qendër e mbyllur për ski me një sipërfaqe prej 22,500 metra katrorë. Ajo është pjesë e Mall of the Emirates, një nga qendrat tregtare më të mëdha në botë, e cila ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.


6. Stadiumi futbolli në taracë, Japoni. 




6. Stadiumi futbolli në taracë, në Japoni. Një stadium futbolli në taracën e një ndërtese? Pse jo! Ai ndodhet në taracën e ndërtesës së qendrës tregëtare Tokyu Toyoko në krahë të Stacionit Shibuya. Adidas Futsal u hap në vitin 2001 nën përgatitjet e vendit për Kupën e Botës në futboll.


7. Ottmar Hitzfeld Stadium, Zvicër




7. Stadiumi Ottmar Hitzfeld Stadium, i cili ndodhet në Zvicër, i mbërthyer në  mal, vetëm pak jashtë qendrës së Zermatt dhe mbi  luginën Saastal, rreth 2,000 metra mbi nivelin e detit, është stadiumi më i lartë në Evropë. Bëhet fjalë për një stadium ku lojtarët, stafi dhe spektatorët vijnë aty me teleferik nga fshati më i afërt.


8. Igraliste Batarija, Kroaci