120 punëtorë fizik, të cilët janë të regjistruar si punëkërkues në zyrat lokale të punësimit të Ministrisë së Punës, do të punësohen në miniera dhe gjenerim në KEK. Kjo pasi sot, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, dhe kryeshefi i KEK-ut, Arben Gjuka, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, për këtë punësim.


Ministri Rashiq, tha se me rëndësi për të është që këta punëtorë të kenë pak shpresë se do t’u ulet varfëria, dhe se me KEK-un do të vazhdojë bashkëpunimin. Ndërsa Gjuka tha se, KEK-u do t’i mirëpresë këta punëtorë sepse për të tillë ka pasur nevojë.


Rashiq njoftoi se në maj të këtij viti do të jetë një projekt i ri për punësimin e të rinjve në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, ndërsa shpreson se në këtë projekt do të bashkëpunojnë edhe shtetet e rajonit./Indeksonline/