Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot se forcat e koalicionit që udhëheq, kanë kryer të premten 16 sulme ajrore kundër caqeve të grupit Shteti Islamik (IS) në Irak dhe gjashtë sulme të tjera në Siri.
Në Irak, një sulm ka goditur një postbllok të IS-it dhe ka shkatërruar një kontejner magazinimi pranë qytetit Al Kaim.