Nga vëllezërit Kennedy, Elvis Presley e Kurt Cobain deri te Johnny Depp


Vëllezërit KennedyAta kanë qenë e janë ndryshe nga të tjerët. Jo vetëm të suksesshëm, jo vetëm të pasur e të pashëm, por gjithashtu dhe më një stil personal e unik në të veshur. Kjo është dhe arsyeja pse janë përzgjedhur nga revista e meshkujve GQ si 50 meshkujt më elegantë e më me stil në shekullin e fundit. Revista e klasifikon stilin dhe elegancën e këtyre personazheve në një rrafsh shumë të më gjerë se një palë rroba. Sepse të njëjtat rroba mund ti veshin shumë njerëz, por vetëm një prej tyre mund të dallohet prej turmës. Siç ishte rasti i vëllezërve Kennedy. Thuhet se pas fushatës me Jack dhe Bobby Kennedy në vitin 1960, Lyndon Johnson porositi disa kostume të shtrenjta Savile Row. Por ai se kishte kapur thelbin e çështjes. Vëllezërit Kennedy me të vërtetë visheshin me rroba të shtrenjta, por nuk ishin rrobat që i bënin këta burra ato që ishin. Ishte finesa dhe thjeshtësia, me të cilën ata visheshin. Përpara se të ishte David Beckam ishte George Best. Djali i mrekullueshëm me flokë të zeza nga Belfasti e mori peng futbollin anglez kur debutoi për Mançestern United në vitin 1963, duke u kthyer një sensacion i futbollit, në një personazh VIP dhe në seks-simbol. Ai gjithnjë ishte i veshur sipas modës. Elvis Presley mund të ketë qenë i dhënë pas pijes vitet e fundit të jetës së tij, por më parë ai ka qenë gjithnjë i veshur e mbajtur më së miri. George Clooney është një tjetër personazh që bën pjesë në listë. Ai është i mençur, i pashëm dhe sarkastik. Dhe gjithashtu, ai e bën një kostum të duket thjesht fantastik (sipas Armanit). George Clooney jo vetëm shkruan, bën regji, prodhon dhe interpreton, por gjithashtu mund të veshë një kostum të zi dhe flokë ngjyrë gri më mirë se askush tjetër.


Al PacinoNdërsa Al Pacino është ai guximtari njujorkez i viteve 70 i veshur me xhaketë sportive lëkure. Pavarësisht nëse ai luan rolin e një polici që lufton korrupsionin apo të një bosi mafioz, është krejt e dukshme se ai është rritur me këto karaktere ne Bronks. Lista vazhdon më tej me një personazh francez, Jean Paul Belmondo. Kur u shfaq në ekranin e madh, Belmondo i dha formë idesë së audiencës së si një mashkull duhet të dukej e të sillej. Ai ishte brutal dhe tërësisht modern, mishërimi perfekt i shpirtit ikona-thyes. Një francez tjetër që smund ti shpëtonte listës është Alain Delon. Në filmat e viteve 1960 Plein Soleil dhe Le Samourai karakteret e Delon lëndonin e vrisnin me nge, a thua se nuk kishin gjë më të mirë për të bërë. Dhe sërish asgjë nuk reflektohej në fytyrën e tij. Është thënë shpesh herë se ai aktronte si të kishte vënë ndonjë maskë. Jack Nicholson mbase nuk vishet bukur, po kush nuk do të donte të ishte në vendin e tij. Krekosja e karizma e tij e bëjnë atë një burrë që tejkalon veshjen, modën dhe modelet e flokëve.


Kurt CobainLista


1. Marcello Mastroianni, aktor


2. Steve McQueen, aktor


3. David Bailey, fotograf


4. George Best, futbollist


5. David Bowie, këngëtar


6. Bob Dylan, muzikant


7. Basquiat, piktor


8. Elvis Presley, këngëtar


9. George Clooney, aktor


10. Bryan Ferry, këngëtar


11. Richard Avedon, fotograf


12. Beck, muzikant


13. Muhammad Ali, boksier


14. Tom Brady, sportist


15. Bjorn Borg, tenist


16. Malcolm X, aktivist afrikano-amerikan


17. Yves Saint-Laurent, stilist


18. Paul Newman, aktor


19. Jack Kerouac, novelist, poet


20. Johnny Depp, aktor


21. Samuel Beckett, shkrimtar, dramaturg


22. David Hockney, artist


23. Gianni Agnelli, manjati i FIAT-it


24. Miles Davis, muzikant


25. Kurt Cobain, këngëtar


26. Hubert de Givenchy, stilist


27. Jean-Paul Belmondo, aktor


28. Peter O’Toole, aktor


29. Arnold Palmer, lojtar golfi


30. Vëllezërit Kennedy, politikanë


31. Sean Connery, aktor


32. Sam Shepard, aktor, skenarist, shkrimtar


33. Woody Allen, regjisor, aktor


34. Willem de Kooning, piktor


35. Al Pacino, aktor


36. Marlon Brando, aktor


37. Andre 3000, aktor


38. Warren Beatty, regjisor, aktor


39. The Ramones, grup muzikor


40. Michael Jordan, basketbollist


41. Robert Redford, aktor


42. Jack Nicholson, aktor


43. Mick Jagger dhe Keith Richards, pjesëtarë të “Rolling Stone”


44. Jean-Claude Killy, skiator


45. Francois Truffaut, regjisor


47. Michael Caine, aktor


48. Alain Delon, aktor


49. Pete Doherty, muzikant


50. Hedi Slimane, stilist