Ata kanë qenë e janë ndryshe nga të tjerët. Jo vetëm të suksesshëm, jo vetëm të pasur e të pashëm, por gjithashtu dhe më një stil personal e unik në të veshur. Kjo është dhe arsyeja pse janë përzgjedhur nga revista e meshkujve “GQ” si 50 meshkujt më elegantë e më me stil në shekullin e fundit. Revista e klasifikon stilin dhe elegancën e këtyre personazheve në një rrafsh shumë të më gjerë se një palë rroba. Sepse të njëjtat rroba mund t’i veshin shumë njerëz, por vetëm një prej tyre mund të dallohet prej turmës. Siç ishte rasti i vëllezërve Kennedy. Thuhet se pas fushatës me Jack dhe Bobby Kennedy në vitin 1960, Lyndon Johnson porositi disa kostume të shtrenjta “Savile Roëëëë”. Por ai s’e kishte kapur thelbin e çështjes.

Vëllezërit Kennedy

Vëllezërit Kennedy me të vërtetë visheshin me rroba të shtrenjta, por nuk ishin rrobat që i bënin këta burra ato që ishin. Ishte finesa dhe thjeshtësia, me të cilën ata visheshin. Përpara se të ishte David Beckam ishte George Best. Djali i mrekullueshëm me flokë të zeza nga Belfasti “e mori peng” futbollin anglez kur debutoi për Mançestern United në vitin 1963, duke u kthyer një sensacion i futbollit, në një personazh VIP dhe në seks-simbol. Ai gjithnjë ishte i veshur sipas modës. Elvis Presley mund të ketë qenë i dhënë pas pijes vitet e fundit të jetës së tij, por më parë ai ka qenë gjithnjë i veshur e mbajtur më së miri. George Clooney është një tjetër personazh që bën pjesë në listë. Ai është i mençur, i pashëm dhe sarkastik. Dhe gjithashtu, ai e bën një kostum të duket “thjesht fantastik” (sipas Armanit). George Clooney jo vetëm shkruan, bën regji, prodhon dhe interpreton, por gjithashtu mund të veshë një kostum të zi dhe flokë ngjyrë gri më mirë se askush tjetër.

Al Pacino

Ndërsa Al Pacino është ai guximtari njujorkez i viteve ’70 i veshur me xhaketë sportive lëkure. Pavarësisht nëse ai luan rolin e një polici që lufton korrupsionin apo të një bosi mafioz, është krejt e dukshme se ai është rritur me këto karaktere ne Bronks. Lista vazhdon më tej me një personazh francez, Jean Paul Belmondo. Kur u shfaq në ekranin e madh, Belmondo i dha formë idesë së audiencës së si një mashkull duhet të dukej e të sillej. Ai ishte brutal dhe tërësisht modern, mishërimi perfekt i shpirtit ikona-thyes. Një francez tjetër që s’mund t’i shpëtonte listës është Alain Delon. Në filmat e viteve 1960 “Plein Soleil” dhe “Le Samourai” karakteret e Delon lëndonin e vrisnin me nge, a thua se nuk kishin gjë më të mirë për të bërë. Dhe sërish asgjë nuk reflektohej në fytyrën e tij. Është thënë shpesh herë se ai aktronte si të kishte vënë ndonjë maskë. Jack Nicholson mbase nuk vishet bukur, po kush nuk do të donte të ishte në vendin e tij. Krekosja e karizma e tij e bëjnë atë një burrë që tejkalon veshjen, modën dhe modelet e flokëve.



Lista



1. Marcello Mastroianni, aktor



2. Steve McQueen, aktor



3. David Bailey, fotograf



4. George Best, futbollist



5. David Boëëëie, këngëtar



6. Bob Dylan, muzikant



7. Basquiat, piktor



8. Elvis Presley, këngëtar



9. George Clooney, aktor



10. Bryan Ferry, këngëtar



11. Richard Avedon, fotograf



12. Beck, muzikant



13. Muhammad Ali, boksier



14. Tom Brady, sportist



15. Bjorn Borg, tenist



16. Malcolm X, aktivist afrikano-amerikan



17. Yves Saint-Laurent, stilist



18. Paul Neëëëman, aktor



19. Jack Kerouac, novelist, poet



20. Johnny Depp, aktor



21. Samuel Beckett, shkrimtar, dramaturg



22. David Hockney, artist



23. Gianni Agnelli, manjati i FIAT-it



24. Miles Davis, muzikant



25. Kurt Cobain, këngëtar



26. Hubert de Givenchy, stilist



27. Jean-Paul Belmondo, aktor



28. Peter O’Toole, aktor



29. Arnold Palmer, lojtar golfi



30. Vëllezërit Kennedy, politikanë



31. Sean Connery, aktor



32. Sam Shepard, aktor, skenarist, shkrimtar



33. ËËËoody Allen, regjisor, aktor



34. Ëëëillem de Kooning, piktor



35. Al Pacino, aktor



36. Marlon Brando, aktor



37. Andre 3000, aktor



38. Ëëëarren Beatty, regjisor, aktor



39. The Ramones, grup muzikor



40. Michael Jordan, basketbollist



41. Robert Redford, aktor



42. Jack Nicholson, aktor



43. Mick Jagger dhe Keith Richards, pjesëtarë të “Rolling Stone”



44. Jean-Claude Killy, skiator



45. Francois Truffaut, regjisor



47. Michael Caine, aktor



48. Alain Delon, aktor



49. Pete Doherty, muzikant



50. Hedi Slimane, stilist









20 Shtator 2008