Shenja e zemrës nuk tregon dashurinë, as ajo e paqes, paqen; po kështu as peshku i kristianëve nuk ka domethënien që njihet gjerësisht! Mos u çudisni, për më tepër lexoni artikullin më poshtë…


Shenjat


Simbole te famshme (1)

Simbole te famshme (2)

Simbole te famshme (3)

Simbole te famshme (4)

Simbole te famshme (5)

Simbole te famshme (6)


Çdo ditë të jetës tonë u kemi atribuuar një lloj domethënie simboleve që gjenden kudo, por sot Ndryshe ju tregon se në të vërtetë shumë nga këto simbole nuk sinjifikojnë atë që ne besojmë!


6. Ichthys- peshku kristian


Përveç kryqit, simboli më i njohur i fesë kristiane është  Ichthys! Por në të vërtetë, ky simbol e ka origjinën edhe më të lashtë në krahasim me kristianizmin: e besoni ose jo bëhet fjalë për një vaginë. Në fakt, para se të quhej kështu, ai njihej me emrin Vescica Piscis, apo më saktë si Thika e Peshkut por njihet në italisht edhe si Bajamja dhe ai përdorej si simbol i pjellorisë së çdo gruaje perëndeshë, si Venera, Afërdita, Artagatis, perëndesha siriane e fertilitetit apo edhe si Grande Madre, perëndesha e famshme pagane.


 


5. Zemra


Zemra është një nga simbolet më të përhapura në planet, që e gjejmë në të gjithë botën, në letrat e karameleve, te lodrat, te tatuazhet, kudo… pavarësisht përkatësisë kulturore. Askush nuk e ka vënë re se në të vërtetë forma e saj mund të duket gjithçka, përveçse një zemër. Çfarë fshihet atëherë pas këtij simboli? Një mënyrë kontraceptive e cila daton që në kohën romake. Atë mund ta gjejmë në fakt në monedhat e lashta romake: në monedhë paraqitej bima e Silphium, një lule në formën e zemrës e cila ka qindra vjet që është zhdukur. Kjo lule vlerësohej për aftësinë e saj kontraceptive.


 


4. Paqja


Simboli i paqes është një nga simbolet më ndjellëse të shoqërisë sonë, edhe pse ai është përdorur për disa vjet nga grupet hippi. Por jo të gjithë e dinë se krijuesi kishte në mendje një tjetër ide për këtë simbol! Gerald Holton, një grafik dizajner, donte


të protestonte kundër armëve bërthamore në vitin 1958, kështu që dy germat e mbivendosura N dhe D personifikonim çarmatimin bërthamor (nuclear disarmament).


 


3. Binari i berberëve


Në vendin tonë, në Shqipëri, ky simbol është pothuajse i panjohur. Por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhet fjalë për simbolin që tregon vendin e punës së berberëve. Edhe për këtë simbol ekziston një e vërtetë tjetër, ndryshe nga ajo që besohet. Ky binar i vogël me vija përgjithësisht të bardha dhe të kuqe e ka origjinën nga Mesjeta, ishte një simbol që përdorej nga berberët kirurgë: ngjyra e kuqe ishte ajo e gjakut. Mjekët e asaj epoke, konsideroheshin si tepër fisnikë nga personat që kishin nevojë të operoheshin, pra detyra e tyre e vërtetë ishte ajo e berberit. Kështu që, në vend që të prisnin flokët dhe të rruanin mjekrën, këta shpesh dilnin vullnetar për tu hequr dhëmbët njerëzve apo gurët në tëmtha.


 


2. Këmba e lepurit


Përse këmba e lepurit sjell fat? Shumë e thjeshtë! Mendohej se bëhej fjalë për këmbën e një magjistareje. Qindra vjet më parë, ishte opinion i zakonshëm të menduarit se lepujt ishin shtriga që shfaqeshin me një maskim! Ndaj këmba e lepurit bashkohej me qafën dhe kjo simbolizonte pritjen e fatit të mirë!


 


1. Vishkulli


Përse njerëzit në dhjetor deri në mesin e këtij muaji e zbukurojnë shtëpinë e tyre me vishkull, si traditë e festave të fundvitit? Në të vërtetë, ky gjest e ka origjinën si simbol i ritualit të tredhjes. Në fakt, një nga etërit e vishkullit është zoti i vikingëve, Baldur, që sipas një miti nordik u vra nga një shigjetë e bërë prej pemës së vishkullit, por që më pas ajo e solli përsëri në jetë. Ndaj vishkulli u transformua si një pemë e jetës, sesa e vdekjes derisa nuk prek tokën. Pikërisht për këtë, ne, sot e kësaj dite e puthim vishkullin e varur poshtë drejt tokës.


Ky shkrim 6 simbole të famshme që nuk kanë kuptimin që ju besoni u publikua me pare te Gazeta SHQIP.