Plani Marshall, sipas interpretimit të sotëm zyrtar amerikan, ishte ideja që ndryshoi botën. Pa atë, i gjithë Berlini do të kishte kaluar në duart e lindorëve; Italia, Greqia dhe Turqia do të ishin në sferën e influencës së Bashkimit Sovjetik dhe si Pasojë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të humbisnin pjesëmarrjen në naftën e Gjirit Persik dhe kontrollin e rajonit të Mesdheut. Këto thuhen sot. Atëhere gjërat ishin ndryshe
Duke marrë shkas nga Lufta Civile Greke (lufta e armatosur zhvilluar në Greqi në periudhën mars 1946 deri në tetor të 1949, ndërmjet forcave komuniste greke dhe ushtrisë së qeverisë greke dhe ushtrisë greke të asaj kohe), për mundësinë e një ndikimi sovjetik në zonën e Mesdheut, më 12 mars 1947, presidenti H. Truman mbajti një fjalim të rëndësishëm në një nga seancat e parlamentit amerikan. Në këtë fjalim ai u angazhua se vendi i tij do tu jeptepërforcime ekonomike të gjitha shteteve që kishin nevojë për ndihmë dhe e pranonnin atë, se qeveria amerikane do tu kundërvihej çdo pakice të armatosur ose presioneve të huaja që do të përpiqeshin të pengonin dhënien e këtyre ndihmave.
Fjalimi i Truman ishte pikënisje për aprovimin e një plani ndihme politiko-ekonomik të SHBA-së për rindërtimin e Europës së shkatëruar nga Lufta II Botërore.
Në këtë mënyrë, ideja për një program të ndihmës ekonomike të SHBA-së për vendet europiane, mori formën e një plani politiko-ekonomik pesëvjeçar, i cili u quajt zyrtarisht Programi i Rindërtimit Europian. Elementët bazë që e përshkonin projektin e këtij plani, për realizimin me sukses të tij, ishin tre:
- Ruajtja e karakterit të rimëkëmjes së ekonomisë dhe lirisë politike të vendeve që u jepej ndihma
- Kjo ndihmë nuk duhej materializuar si një injeksion mjekimi, por si pjesë e një procesi të gjatë të trajnimit shërues.
- Në fillim, ndihmat duhej të përqëndroheshin në vendet ku rezultatet e rimëkëmbjes ishin më të shpejta dhe të sigurta.
Projekti i hartuar, pasi u diskutua në Këshillin Ministror të SHBA-së, u aprovua; u vendos të bëhej publikimi i tij dhe menjëherëpas publikimit të sigurohej miratimi nga vendet e Europës.
Njoftimi public u mendua të mos bëhej nga presidenti Truman, i cili në atë periudhë nuk gëzonte populloritetin e duhur, por nga Sekretari i Shtetit, Xhorxh Marshall, i cili, më 5 qershor 1947, nëpërmjet fjalimit të përshëndetjes përpara studentëve të sapodiplomuar të Universitetit të Harvardit, (universitet në Kembrixh, të shtetit Massachusetts, themeluar në vitin 1636) shpalli në vija të përgjithshme planin e një ndihme ekonomike të qeverisë së SHBA-së, për vendet europiane te shkatëruara nga Lufta II Botërore.
Cili ishte Xhorxh Marshall, njeriu që mbajti fjalimin historik, për një plan ndihmash ekonomike, i cili më pas do të njihej në histori si Plani Marshall?
Këndvështrime dhe interpretime]
Që në fillin Stalini u dha orientime të prera udhëheqësve të vendeve të Europës Lindore që të mos përfshiheshin në programin e ndihmave të SHBA-së për Europën dhe u premtoi ndihmën sovjetike. Pas kësaj, propaganda e regjimit Stalinist dhe e aleatëve të tyre, e karakterizuan Planin Marshall një instrument që i shërbente përshpejtimit të sundimit të SHBA-së në Europë dhe që do ta vinte ekonominë e kontinentit të vjetër, në funksion të nevojave të sistemit prodhues amerikan.
Përkundrazi, studiues të shumtë janë të mendimit se Plani Marshall nuk e pengoi rifuqizimin ekonomik të vendeve europiane, por mbi të gjitha, nuk e pengoi industrinë europiane të bëhet në pak vite, një konkurent i fuqishëm i industrisë amerikane.
Sidoqoftë, në historiografinë botërore, Plani Marshall është interpretuar nga katër këndvështrime kryesore:
- Nga njëra anë, u planifikua, në kuadrin e politikës së jashtme të SHBA-së për rimëkëmbejn ekonomike të vendeve europiane dhe nga ana tjetër të frenonte shtrirjen e ndikimit sovjetik në Europë.
- Qëllimi i këtij plani ishte të transformojëë mënyrën e planifikimit të politikës ekonomike të Europës, domethënë, të bënte eksportim të modelit amerikan; ajo që kishte rëndësi për SHBA-në, nuk ishin rezultatet e subvencionimit, por ndikimi politik.
- Plani nuk kishte aq rëndësi sa i jepej nga propaganda, sepse zhvillimi ekonomik i vendeve europiane kishte filluar para se të zbatohej ky plan; përveç kësaj, ndihma amerikane e parashikuar në Planin Marshall nuk ishte më shumë se 10 % e investimeve që bënë europianoperëndimorët.
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës I dhanë zgjidhje kapitaleve të tyre të grumbulluara dhe forcuan ndikimin e tyre në tregun europian.