Veli StafaNga Veli Stafa*


Maji i këtij viti është në kapërcyell. Ai po kalon duke marrë me vehte edhe kaosin e shkrimeve nëpër gazetat e Tiranës të cilat me të drejtë E. Zola i ka quajtur letërsi vrastare.

Është fare normale që për ngjarje të ndryshme historike dhe persona protagonistë të këtyre ngjarjeve, të ketë mendime të ndryshme të cilat gjithmonë duhet të udhëhiqen nga e vërteta, dokumentat dhe respekti. Por fatkeqësisht në shtypin e kohës ndodhi e kundërta. Shpifjet, shtrembërimet e së vërtetës, mllefi dhe fyerjet janë bërë ushqim shpirtëror për disa manipulatorë e pseudointelektualë me formim bizantin.

Një nga këta shkrime- fantazmë u botua kohët e fundit tek gazeta Mapo nga Arben Kallamata i cili duke kërkuar të zëvendësojë 5 majin me 7 prillin e së premtes së zezë 1939, bën gabimin e rëndë dhe guxon me anë shpifjesh e denigrimesh, të errësojë apo çfamësojë Heroin e Popullit Qemal Stafa. Kallamata, ky emër me toponomastikë greke më kujton gazetën Drita në kohën e diktaturës, ku shpesh figuronte me shkrime nën kornizën e politikës së kohës. O tempora, o mores !

Ka dashtë Zoti i Madh që më kanë shpëtuar në familje disa dokumenta me vlerë që të shpëtohet e vërteta dhe historia kjo mësuese jetës, kjo filozofi me fakte siç e quanin filozofët grekë të lashtësisë, nga njerëz të tillë që kanë jetuar e jetojnë me anë të letërsisë vrastare e me anë shpifjesh. Ja disa fakte historike autentike që vërtetojnë të kundërtën e asaj çka pretendon Kallamata.

Qemal StafaMë 7-8 Prill 1939 të burgosurit e Burgut të Vjetër të Tiranës të udhëhequr nga Qemal Stafa i cili ndodhej aty pasi më 2 prill kishte ardhur me leje për të marrë pjesë në varrimin e të vëllait më të madh Dr. Veli Stafa (Platonicus) vdekur nga TBC në sanatoriumin Malmaison të Parisit. Qemali kishte ardhur nga Kampi i Punës në Mbreshtan të Beratit ku vuante dënimin si Anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës dënuar në gjyqin-farsë politik të kurdisur nga agjentët e Romës.

Kallamata duke zbatuar sistemin diabolik që populli italian e cilësuar kaq bukur se non e vero e ben trovato shpif paturpësisht se, fashizmi italian e shpërbleu me bursë Qemal Stafën sepse ky botoi tek gazeta e tyre Fashizmi shkrimin Rreze frengjijash.

Por e vërteta qëndron krejt ndryshe. Kjo vonon por nuk harron sepse edhe florini mbetet flori sado të thuash se është kallaj-thonë arabët.

Lazër Radi shok i ngushtë i Qemal Stafës duke qenë se ishte një nga redaktorët e gazetës Fashizmi boton tek kjo gazetë pa dijeninë e Qemalit shkrimin Rreze frengjijash.

Dikush është përpjekur ta paraqesë këtë fakt si një konflikt midis Qemalit e Lazër Radit dhe sikur ky konflikt u bë shkak që ky i fundit u persekutua në vitet e diktaturës. Apo çfarë është më indinjuese, se gjoja Qemal Stafa ka qenë ithtar i ideologjisë fashiste duke kërkuar gjithashtu favore nga pushtuesit. Qemal Stafa ishte një kapacitet intelektual për kohën, i shkolluar për 8 vite në Kolegjin e Etnëve Jezuitë në Shkodër. Ai ishte edhe publicist e poet. Organizatori i Rinisë Fashiste të Shqipërisë (Xhovani Xhiro) i ka ofruar ofiqe të ndryshme madje i propozoi edhe për Ministër Kulture por ai duke qenë i lindur dhe i rritur në një familje patriotësh dhe duke qenë i biri i Kolonel Hasan Stafës akademik i Stambollit,mik i Ataturkut dhe oficer i Pavarësisë Kombëtare e i Kongresit të Lushnjes, nuk ka pranuar kurrsesi poste nga pushtuesit fashistë italianë. Edhe botimi i shkrimit të tij tek gazeta Fashizmi pa dijeninë e tij, synonte ta kompromentojë figurën e tij tek rinia shqiptare për ti treguar asaj se edhe Qemal Stafa tashmë është bërë palë me ne.

Por le të flasim me gjuhën e dokumentave autentike.

Ja çfarë i shkruan Qemal Stafa redaksisë së gazetës Fashizmi si dhe vetë shokut të tij Lazër Radit nga Firence ku ndodhej me studime në Fakultetin e Jurisprudencës:

Të dyja letrat janë dërguar njëkohësisht dhe mbajnë datën 12.X.1939.

Firenze,12.X.1939

Drejtorisë së gazetës Fashizmi

Tiranë


I nderti Z. Drejtor,

Në numurin e ditës së dielë dt 1 tetor 1939 në fletoren e Juej të ndershme kam pamë një kronikë me titull rreze frengjirash që barte nënshkrimin tim.

Tue qenë se shkrimi i lartpërmendur u përket viteve të mija gjimnaziale dhe prandaj ka një trajtë që tash nuk e quej temen, tue qenë edhe se botimi i saj asht ba pa autorizimin e të nënshkruemit,lutem të keni mirësinë të veni një shënim në fletoren e Juej të ndershme me të cillën të sqaroni sa ma nalt.

Tue qenë i sigurtë se fisnikërija e Juej nuk do tmungojë të përmbushë kët kërkesë time,Ju lutem të pranoni,zotni drejtor sigurimin e nderimit tim.

Qemal Stafa

Via Ricasoli,61

Presso Degli Esposti

Firenze


*****


Firenze,12.X.1939

Lazër Radit

Tiranë


I dashtuni Lazër,

Me çudi të madhe para disa ditësh në gazetën Fashizmi kam pamë shkrimin Rreze frengjijash që barte nënshkrimin tem.

Ti e di vetë se rregullat më elementare të publicitetit dhe parimet ma të para të burrnisë shqiptare nuk lejojnë në asnji mënyrë të përdoret emni dhe puna e huej pa qenë kjo në dijeni të tinteresuemit.Tue qenë se vetëm ti e ke pasë ket shkrim timin që nga koha e vjetëve të Shkodrës,të drejtohem tue të këshillue të bajsh një gjest me të cilin të dëftesh se atë shkrim e ke vuem në botim ti pa pyetë të nënshkruemin.Për ndryshe përgjegjësitë bijnë mbi ty.

Pse lum Lazri ka kaluem koha kur në vendin tonë personaliteti i qytetarit kishte vlerën e një okë kumbujsh.

Po të them se nuk do të lejoj kurrë që të bahen nemën tim veprime për të cilat unë nuk kam as më të voglën dijeni.

Tue pritë një përgjegje të shpejtë,të përshndes.

Qemal

leter e Lazer Radit derguar Qemal StafesPas kësaj, vijon përgjigja prej intelektuali e miku e Lazër Radit në letrën drejtuar shokut të tij të ngushtë Qemal Stafës të cilën po e botojmë në mënyrë autentike.


I dashtuni Qemal,

Po ti dërgoj dorëshkrimet e tua.Sot po nisem për Shkodër.Na shkuen edhe këto pushime.U plakëm edhe për tre muaj e gjysëm. Ska gja-Po vijmë tue u pjekë-tue shkue në nji stadë të ri në të cilin do të derdhim të gjitha energit tona për naltësimin e Atdheut Tonë.

Shum të fala

Lazri

Këto dokumenta tregojnë në mënyrë të pakundërshtueshme për kulturën, qytetarinë e dy miqve dhe njëkohësisht për indinjimin e thellë të Qemal Stafës në lidhje me këtë atentat në adresë të personalitetit të tij.Atentate që fatkeqësisht vazhdojnë edhe sot. Atentate kundër së vërtetës për të cilën betohej Ciceroni: Mik kam Platonin, mik Aristotelin por mike më të madhe kam të vërtetën!

Prandaj, do të ishte në nderin e Arben Kallamatës që tu kërkojë të falur në rradhë të parë shpirtit të Qemalit pastaj pasardhësve të tij për shkrime të tilla indinjuese e shpifarake në adresë të njeriut të tyre. Qemal Stafa emrin e tij legjendar e ka shkruar me gjak për lirinë e pavarësinë e popullit shqiptar. Prandaj qysh në moshën 17 vjeçare kishte shkruar: Shqiptari nuk tut