Federata Shqiptare e Futbollit jo vetëm që ka caktuar premiot në rast fitore për cdo ndeshje, nga 3 mijë euro për fitore jashtë, 2 mijë euro për brenda dhe nga 1 mijë për barazim jashtë dhe brenda fushë, por Komititeti Ekzekutiv ka përcaktuar edhe masën "madhe" të eurove që do të përfitojë cdo lojtar i Kombëtares në rast kualifikimi në finalet e ëndërruara të Euro 2008 që do të zhvillohen në Austri dhe Zvicër në qershor-korrik 2008.
Kështu në rast se Shqipëria do të kualifikohet për në finale cdo lojtar i aktivizuar do të përfitojë nga 80 mijë euro për secilin lojtar në rast kualifikimi.