Befasues për thellësinë e mendimit dhe cilësinë e energjinë me të cilën shkruan.

Profesori dhe akademiku Alfred Uçi ka festuar 85 vjetorin e lindjes, mes miqve, të afërmve dhe personaliteve të shquara të vendit.

Produktiv dhe cilësor, akademiku Uçi ka ardhur edhe në këtë përvjetor përmes librit "Ese dhe etyde filozofiko-estetike".

Një botim që ka marrë konsideratat më të larta nga profesorët Përparim Kabo dhe Moikom Zeqo.

Kabo: Sot jemi mbledhur për të festuar 85 vjetorin e lindjes, më saktë për ti bërë nder dhe respekt atij udhëtimi dinjitoz që quhet puna, kontributet dhe kreativiteti dhe arritjet e një njeriu që vinte nga dera dhe gjaku petroninas dhe që quhet Alfred Uçi.

Zeqo:Asnjë shkrimtar shqiptar nuk ka bërë një traktat estetik, të cilin e ka botuar Profesor Uçi dhe pjesa tjetër ku mungon një dituri e veçantë e egeriane ose e trajtuar në kohët e fundit nga këndshikime në më absurdet që është estetika.

Vetë akademiku duket se nuk i ndjen mbi supe 85 vitet, kur thotë se dëshira dhe vullneti për të shkuar mbetet e palëkundur, duke paralajmëruar se ky nuk do jetë libri I fundit

Alfred Uçi: Kisha ndërmend të botoja dy libra, një nga fusha e filozofisë mbi pikëpamjet filozofike të rilindasit Jani Vreto dhe tjetër me ese dhe etyde filozofike-estetike. Dhe të binden se kushedi shkruaj dhe të tjerë më tej.